Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 367
Përktheu: Valdet Gashi
Prej parimeve të sunnetit gjithashtu janë:
”…të shmangurit nga polemikat...”
Mos polimizo shumë. Polimizo vetëm nëse kjo i sjell dobi personit për të cilin ti je i sigurt se ai e do të vërtetën:
وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
”…dhe bisedo me ta në mënyrën më të mirë…” 1
Mos polimizo me atë që është kokëfortë dhe që ka qëllim të konfrontohet dhe të fitoj debatin dhe të befason (kundërshtarin). Një debat i tillë është debat i urryer dhe është polemikë në fe. Mos debato dhe mos bisedo. Njeriu i mençur e vë çdo gjë në vendin e duhur. Nëse dikush është në nevojë për t’ia larguar një dyshim, ia sqaron atij. Jep dhe merr me urtësi dhe në mënyrë të bukur. Mos ta kesh për qëllim fitorën. Bisedo për të shpejguar dhe për të sqaruar të vërtetën dhe për ta udhëzuar personin i cili kërkon udhëzimin.
1 En-Nahl 16:125