Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 117
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ ka ndaluar që Kurani të lexohet në ruku dhe sexhde.1
Ai ka thënë:
”Jam ndaluar që të lexojë Kuranin në ruku dhe sexhde. Madhëroje Zotin -azze ue xhel- në ruku dhe lutu me zell në sexhde; është shumë e mundshme që t’u pranohet lutja juaj.”2
1 Muslimi dhe Ebu Auaneh. Ndalimi është absolut dhe vlen si për namazin e detyrueshëm ashtu edhe për namazin vullnetar. Lidhur me shtojcën e Ibn Asakirit:
”Sa i përket namazit vullnetar, atëherë nuk është mëkat.” (1/299/17).
Hadithi është i dobët prandaj nuk është e lejuar për të vepruar sipas tij.
2 Muslimi dhe Ebu Auaneh.