Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 117-120
Përktheu: Valdet Gashi
Pastaj profeti ﷺ e ngriti shpinën nga rukuja dhe tha:
سمع الله لمن حمده
”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë.”1
Të njëjtën gjë ai ﷺ e urdhëroi burrin që u fal në mënyrë të gabuar dhe i tha atij:
”Vërtet, namazi i ndonjërit prej jush nuk është i plotë derisa ai… bënë tekbir … bënë rukunë … dhe pastaj thotë:
سمع الله لمن حمده
”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë.”
derisa të drejtohet.”2
Kur ai e ngriste kokën drejtohej në mënyrë që çdo rruazë kthehej në vendin e saj3. Pas ngritjes ai ﷺ thoshte:
ربنا [و] لك الحمد
”Zoti ynë! [Dhe] Ty të takon hamdi dhe lavdërimi!”4
Ai i urdhëroi të gjithë namazlitë duke përfshirë edhe atë që falet pas imamit që të veprojnë kështu, duke thënë:
”Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur.”5
Ai ﷺ ka thënë:
”Imami është caktuar për t’u pasuar … dhe kur ai thotë:
سمع الله لمن حمده
”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë.”
ju thoni:
اللَّهُمَّ] رَبَّنَا وَ لَكَ الْحَمْدُ]
”[O Allah] Zoti ynë! Dhe Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.”
Allahu ju dëgjon. Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë me anë të profetit të Tij ﷺ: ”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë.”6
Profeti ﷺ ka shpjeguar arsyen në një hadith tjetër, kur ai tha:
”Personi fjalët e të cilit përputhen me fjalët e engjëjve, i falen mëkatet e tij të mëparshme.”7
Në lidhje me ngritjen nga rukuja ai ngriste duart e tij sikurse në tekbirin fillestar8. Pas ngritjes ai ﷺ thoshte:
1 –
ربنا و لك الحمد
”Zoti ynë! Dhe Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.”9
2 –
ربنا لك الحمد
”Zoti ynë! Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.”10
Ndonjëherë ai shtonte:
3 –
اللهم ربنا لك الحمد
”O Allah! Zoti ynë! Ty të përket hamdi dhe lavdërimi.”
dhe:
4 –
اللهم ربنا و لك الحمد
”O Allah! Zoti ynë! Dhe Ty të përket hamdi dhe lavdërimi.”11
Ai e kishte zakon të urdhëronte këtë dhe thoshte:
”Kur imami thotë:
سمع الله لمن حمده
”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë.”
ju duhet të thoni:
ربنا لك الحمد
”Zoti ynë! Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.”
”Personi fjalët e të cilit përputhen me fjalët e engjëjve, i falen mëkatet e tij të mëparshme.”12
Ndonjëherë ai ﷺ shtonte këtë thënie:
5 –
رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ مِلءَ السَّمَواتِ وَمِلْءَ الأَرْضِ وَمِلْءَ مَا شِئْتَ مِنْ شَيْءٍ بَعْد
”Zoti ynë! Ty të përket hamdi dhe lavdërimi që mbush qiejt, tokën dhe çdo gjë tjetër siç dëshiron Ti.”13
dhe:
6-
رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ مِلءَ السَّمَواتِ وَمِلْءَ الأَرْضِ وَمِلءَ مَا بَيْنَهُمَا وَمِلْءَ مَا شِئْتَ مِنْ شَيْءٍ بَعْد
”Zoti ynë! Ty të përket hamdi dhe lavdërimi që mbush qiejt, tokën dhe çdo gjë mes tyre dhe çdo gjë tjetër siç dëshiron Ti.”14
Mund të ndodhte që ai ﷺ të shtonte më shumë, duke thënë:
7 –
أهل الثناء والمجد لا مانع لما أعطيت ولا معطي لما منعت ولا ينفع ذا الجد منك الجد
”Ti meriton hamdin dhe lavdërimin. Askush nuk mund të parandalojë atë që ke dhënë, dhe askush nuk mund të japë atë që Ti ndal. Të pasurit pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi tek Ti15.”16
8 –
أهل الثناء والمجد أحق ما قال العبد وكلنا لك عبد اللهم لا مانع لما أعطيت ولا معطي لما منعت ولا ينفع ذا الجد منك الجد
”Ti meriton hamdin dhe lavdërimin. Kjo është gjëja më e vërtetë që robi ka thënë. Ne jemi të gjithë robërit Tuaj. O Allah! Askush nuk mund të parandalojë atë që ke dhënë, dhe askush nuk mund të japë atë që Ti ndal. Të pasurit pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi tek Ti.”17
Gjatë namazit të natës ndodhte që ai ﷺ të thoshte:
9 –
لربي الحمد لربي الحمد
”Hamdi dhe lavdërimi i takon Zotit tim. Hamdi dhe lavdërimi i takon Zotit tim.”
Ai e përsëriti fjalën përsëri dhe përsëri kështu që qëndrimi i tij në këmbë ishte pothuajse aq i gjatë sa qëndrimi në ruku, i cili ishte pothuajse aq i gjatë sa qëndrimi i tij në këmbë, ku lexoi suren “El-Bekare”.18
10 –
رَبَّنَا وَ لَكَ الْحَمْدُ حمداً كَثِيراً طَيِّبَاً مُبَاركاً فيه [مباركا عليه، كما يحب ربنا و يرضى]
”Zoti ynë! Dhe Ty të takojnë hamde dhe lavdërime të shumta të bukura e të bekuara [ashtu si do dhe është i kënaqur Zoti ynë!]”
Kështu tha një njeri që ishte duke u falur pas profetit ﷺ dhe tha:
سَمِعَ اللهُ لِمَنْ حَمِدَه
”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë.”
Pas namazit, i dërguari i Allahut ﷺ tha:
”Kush e tha këtë?”
Burri tha: ”Unë, o i dërguari i Allahut.”
Ai ﷺ tha: ”Unë pashë më shumë se tridhjetë engjëjt duke garuar se kush ta shkruaj këtë veprim i pari.”19
1 Bukhari dhe Muslimi.
2 Ebu Daudi dhe Hakimi i cili e vërtetoi dhe Dhehebiu u pajtua me të.
3 Bukhari dhe Ebu Daudi. Hadithi është përmendur në “Sahih Ebi Daud (722)”.
4 Bukhari dhe Ahmedi.
5 Bukhari dhe Ahmedi.
6 Muslimi, Ebu Auaneh, Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Vërejtje
Hadithi nuk dëshmon se personi i cili falet pas imamit nuk duhet të thotë:
سَمِعَ اللهُ لِمَنْ حَمِدَه
”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë.”
As nuk dëshmon që imami të mos thotë:
رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ
”Zoti ynë! Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.”
Hadithi nuk është përmendur për të sqaruar atë që imami dhe xhemati duhet të thonë gjatë kësaj shtylle, por për të sqaruar se xhemati duhet të thonë:
رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ
”Zoti ynë! Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.”
pasi që imami të ketë thënë:
سَمِعَ اللهُ لِمَنْ حَمِدَه
”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë.”
Ajo që e dëshmon këtë është se profeti ﷺ tha kur ishe duke udhëhequr namazin:
رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ
”Zoti ynë! Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.”
Gjithashtu hadithi dëshmon:
”Faluni siç më keni parë duke u falur.”
që xhemati duhet të thonë atë që imami thotë. Disa njerëz të admirueshëm e kanë biseduar këtë me mua. Unë shpresoj që ata të meditojnë mbi këtë, shpresojmë se ajo që unë kam përmendur është bindëse. Ai që dëshiron të di më shumë mund të lexon tezen e Hafidh Es-Sujutit “Daf’-ut Tashni fi Hukm-it Tasmi” gjendet në librin e tij “El-Haui lil-Fataua (1/529)”.
7 Bukhari dhe Muslimi. Vërtetuar nga Tirmidhi.
8 Bukhari dhe Muslimi. Kjo ngritje është transmetuar nga shumë rrugë nga profeti ﷺ. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, duke përfshirë edhe disa Hanefi.
9 Bukhari dhe Muslimi.
10 Bukhari dhe Muslimi.
11Bukhari dhe Ahmedi. Këtë e harroi Ibn-ul-Kajimi -rahimehullah- në ”Zad-ul-Me’ad” kështu që ai e mohoi vërtetësinë e formulimit:
للَّهُمَّ رَبَّنَا وَ لَكَ الْحَمْدُ
”Zoti ynë! Dhe Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.”
Kjo pavarësisht nga fakti se formulimi është transmetuar në ”Sahihun” e Bukharit, ”Musnedin” e Ahmedit, dhe Nesai nëpërmjet dy rrugëve nga Ebu Hurejra -radijAllahu anh-, Darimi nëpërmjet Ibn Umerit, Bejhaki nëpërmjet Ebu Said El-Khudrit dhe një herë në Nesai nëpërmjet Ebu Musa el-Eshariut.
12 Bukhari dhe Muslimi, autentik sipas Tirmidhiut.
13 Muslimi dhe Ebu Auaneh.
14 Muslimi dhe Ebu Auaneh.
15 Pasuria tokësore sikurse prona, pasardhësit dhe pozita nuk e shpëton atë person nga Ti. E vetmja gjë që i bën dobi atij dhe e ruan atë janë veprat e mira.
16 Muslimi dhe Ebu Auaneh.
17 Muslimi, Auaneh dhe Ebu Daudi.
18 Ebu Daudi he Nesai me zinxhir autentik transmetimi. Hadithi gjendet në “El-Irua (335)”.
19 Maliku, Bukhari dhe Ebu Daudi.