Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 140-144
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 52: Vërehet se disa thirrësa të rinj të ”rizgjimit”1 marrin një eufori të madhe në thirrje, kur ata dëgjojnë se çfarë shpërblimi merr thirrësi. Pastaj ajo eufori shuhet shpejt. Çka këshilloni ju?
Përgjigje: Unë kam rezerva rreth termit “zgjimi Islamik” (الصحوة الإسلامية). Ky term është shfaqur disa herë në gazeta. Ky term sikur mohon përpjekjet që janë bërë nga dijetarët përmirësues në të gjitha kohërat, si dhe mohon të mirat që kanë mbetur akoma në këtë umet. Këto të mira do të ekzistojnë në tokë deri në ditën e gjykimit.
Euforia në thirrje është e mirë. Njeriu mund të ketë dëshira për punë të mira dhe thirrje. Megjithatë, nuk është e lejuar që të thërrasë para se të mëson. Ai duhet ta dij se si duhet të thërrasë për në fenë e Allahut (Azze ue Xhel) dhe të ndjeh metodologjinë e thirrjes. Ai duhet të dij se në çfarë po thërret:
قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ
Thuaj: “Kjo është rruga ime: ju ftoj drejt Allahut me dituri të plotë.“ 12:108
Do të thotë të ketë dije.
Injoranti nuk bën për davet. Së pari, ai duhet të jetë i pajisur me dije, sinqeritet, durim, këmbëngulje dhe urtësi. Ai duhet ta dij se si duhet bërë davet dhe se çfarë metodologjie i dërguari ﷺ ka sjellur.
Plr të kihet vetëm eufori dhe vetëm dashuri për thirrje, dhe menjëherë të futet në thirrje, kjo në fakt bën më shumë dëm sesa dobi. Ai mund të has në probleme dhe të jetë shkak që të tjerët të bien në probleme. Për një person të tillë është e mjaftueshme që ai të nxisë në të mirën. Ai shpërblehet – nëse do Allahu – për këtë. Por nëse ai dëshiron të hyjë në davet ai duhet para së gjithash të mësojë. Të gjithë nuk janë të aftë për davet. Çdo euforik nuk është i aftë për davet. Euforia me injorancë dëmton dhe nuk sjell dobi2.
1 Termet si “zgjim”, ”rinia e zgjimit” dhe “zgjimi Islamik” përsëriten shpesh nga disa thirrësa dhe të rinj. Kjo jep një ndjenjë se umeti Islam ka fjetur ose ka qenë në gjendje kome dhe i ka munguar një thirrje. Kjo nuk është e vërtetë. Ka pasur gjithmonë mirësi në mesin e muslimanëve, e sidomos në këtë vend.
Profeti ﷺ tha:
“Nuk do të pushojë së qeni një grup i vetëm nga umeti im që janë fitmitarë në të vërtetën.”
Profeti ﷺ tha:
“Umeti im nuk pajtohet në devijim.” (Keshf-ul-Khifa (2999) dhe Tadhkirat-ul-Muhtaxh (51)).
Umeti i Muhammedit ﷺ kanë qenë gjithmonë i zgjuar dhe i ngritur. Dijetarët kanë ekzistuar gjithmonë, brez pas brezi. Kurrë nuk ka egzistuar një kohë që ka qenë e zbrazët nga dijetarët. Kushdo që thotë ndryshe përgënjeshtron fjalët e të përzgjedhurit ﷺ:
“Nuk do të pushojë së qeni një grup i vetëm nga umeti im që janë fitmitarë në të vërtetën, ata s’do të dëmtohen nga ata që ua kthejnë shpinën dhe ata që i kundërshtojnë. Ata do të mbesin ashtu derisa të vjen urdhëri i Allahut (tebarek ue te ala).” (Muslimi (3/1037)).
Ata që flasin për zgjim dhe historinë e tij datojnë nga koha kur sekti el-Ikhuan el-Muslimun është themeluar në Egjipt nga Hasan el-Benna. Kjo është vërtetuar mes tjerash nga Muhammed Kutbi. Ai tha se “Uaki’una el-Mu’asir”:
“Ne e studiojmë vetëm fenomenin “zgjimin Islamik”. Ai filloi në zemrën e një njeriu të vetëm (d.m.th Hasan el-Bennës). Allahu i dha atij sukses dhe e furnizoi atë me një shpirtë të ndritur dhe një lidhje të pastër me Allahun.” (fq. 401).
Them: Kështu shprehen Sufitë. ElhamduliLah që ai nuk tha se ai ka studiuar me dijetarë të njohur. Kjo e kishte bërë xhematin që të besojnë se ai ishte i ditur gjithashtu. Njerëzit e mençur u besojnë vetëm dijetarëve, ndërsa injorantët u besojnë të gjithëve dhe besojnë në çdo gjë.
Ai gjithashtu ka thënë:
“Ky ndriçim në zemrën dhe shpirtin e Hasan el-Bennës ishte një fitore hyjnore … Në të njëjtën kohë ishte një reagim ndaj e gjithë asaj që kishte ndodhur në një kohë të një gjenerate të tërë të botës Islame në përgjithësi dhe në Egjipt në veçanti.” (fq. 403 ).
Kjo dëshmon se thirrja e el-Ikhuan el-Musliminëve ishte vetëm një reagim. Ata vetë e pranojnë këtë. Muhammedi Kutubi ka shkruar edhe një libër të quajtur “es-Sahuah el-Islamijeh”. Botuesi tha në parathënien e tij:
“Zgjimi Islam që ka ndriçuar botën Islame konsiderohet të jetë gjëja më e madhe që ka ndodhur gjatë gjysmës së dytë të viteve 1900”.
Muhammed Kutub ka thënë:
“Edhe pse zgjimi Islamik ka befasuar qytetarët këtu dhe atje, por ai ka ardhur në përputhje me kohën e caktuar nga Allahu.” (fq. 75).
Natyrisht çdo gjë është vendosur nga Allahu. Megjithatë, nuk ka asgjë të mirë në këtë zgjim. Çfarë surprize gjendet në të?
Ai gjithashtu ka thënë:
“Lëvizja e imamit dhe shehidit të umetit erdhi kur pothuajse i tërë umeti ishte në gjumë.” (fq. 63).
Ai gjithashtu ka thënë:
“Grupet e sotme vepruese kanë mospajtime në lidhje me metodologjinë e lëvizjes që është e detyrueshme për të ndjekur. Lëvizja ishte në përputhje me metodologjinë që ishte miratuar nga imami dhe shehidi, dhe mbi të cilën ai e kishte themeluar grupin e tij. Nuk kishte asnjë grup tjetër aktiv pos tij.” (P. 96).
Çka ndodhi me davetin Selefi në Arabinë Saudite dhe në vendet e tjera? Mu atëherë – dhe madje edhe tani – ai ishte më i fortë. Edhe sot muslimanët shijojnë frytet e tij të bekuara. Ndryshe nga të gjitha thirrjet e tjera, nuk ka asgjë negative në të. Këta njerëz përfshihen, megjithatë, nga fjalët e poetit:
E vërteta është dielli dhe sytë janë shikuesi
por të verbërit nuk mund të shohin atë
Ose me fjalët e të tjetrit:
Ndoshta syri nuk e sheh diellin për shkak të vërbimit
Ndoshta goja nuk e ndien ujin për shkak të sëmundjes
Shejkj Bekr Ebu Zejd ka thënë në librin e tij “Mu’xhem-ul-Manahi el-Lafdhijjeh”, kur ai trajtoi termin “zgjimi Islam”:
“Ky është një përshkrim të cilën Allahu nuk e ka lidhur me ndonjë gjykim. Ky është një term i ri. Ne nuk dimë që selefët ta kenë përdorur atë. Ai u shfaq në vitin 1400 h, pasi që ndër të tjera nasarat ishin kthyer në kishë. Pastaj erdhën muslimanët. Muslimanëve nuk iu lejohet t’i imitojnë ata në çështjet fetare. Atyre nuk i lejohet që të shpikin parulla që nuk kanë lejen e Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ. Emërtimet e ligjësuara janë të bazuara në argumente në Kuran dhe sunnet: Islam, iman, ihsan dhe takua, musliman, mumin, muhsin dhe taki. Sikur ta kisha ditur unë se nga rrjedh bidati “zgjim Islamik”. A rrjedh nga “zgjohu” (صاح) apo nga?” (fq. 209).
2 Dhirar bin Amr ka thënë:
“Betohem në Allahun se kurrë nuk vepron një person nga injoranca, vetëm se bën më shumë dëm sesa dobi.” (el-Fakih uel-Mutafakih (1/19)).