Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

54.A është më mirë për të studiuar apo për të thirrur në fenë Allahut?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 145-146

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 54: A është më mirë për të studiuar apo për të thirrur në fenë Allahut (subhanehu ue te ala)?

Përgjigje: Studimet vijnë së pari. Njeriu duhet të ketë dituri për të thirrur në fenë e Allahut. Ai nuk mund të thërret në fenë e Allahut pa dije. Përndryshe, ai vetëm se do të bëjë më shumë gabime se sa t’ia qëllojë:

قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَاْ وَمَنِ اتَّبَعَنِي وَسُبْحَانَ اللّهِ وَمَا أَنَاْ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

Thuaj: “Kjo është rruga ime: ju ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. Larg të metave është Allahu, unë nuk jam prej idhujtarëve! 12:108

Megjithatë, ka çështje të qarta në të cilat mund të thërret edhe një njeri i thjeshtë, siç është namazi. Atij i lejohet që t’i qortojë njerëzit (meshkujt) që nuk falen me xhemat. Ai mund t’i bëjë davet familjes së tij dhe t’i urdhërojë bijtë e tij që të falen. Çështje të tilla i di edhe njeriu i thjeshtë edhe studenti (i dijes Islame). Por çështjet që kërkojnë të kuptuar dhe njohuri, çështjet në lidhje me hallallin dhe haramin, yeuhidin dhe idhujtarinë kërkojnë dije.

Shpërndaje: