Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

54.Lejohet luftimi i banditëve dhe i Khauarixhëve

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 429-430

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

“Është e lejuar për të luftuar banditët dhe Khauarixhët. Nëse ata e sulmojnë një person ose pasurinë e tij, atëherë është e lejueshme për të që të mbrojë vetën e tij dhe pasurinë e tij. Atij i lejohet që të mbrojë vetën me çdo mjet që ai mundet. Megjithatë, atij nuk i lejohet që t’i ndjek ata dhe t’i kërkojë ata nëse ata e lënë të qetë. Askujt tjetër përveç liderit apo udhëheqësve muslimanë nuk i lejohet që të bëjë një gjë të tillë. Atij i lejohet vetëm që të mbrojë veten e tij në vend. Qëllimi i tij duhet të jetë që të mos e mbys dikë. Nëse ai gjatë vetë-mbrojtjes ndodh që ta mbys agresorin, kështu që mbaroi puna e agresorit. Dhe nëse ai vritet, ndërsa ai ishte duke mbrojtur veten dhe pasurinë e tij, ai arrin me siguri martirizimin (shehidllëkun). Kështu është përmendur në hadithe dhe transmetime. Ato urdhërojnë vetëm vetë-mbrojtje dhe jo që agresori të vriten ose të ndiqet. Atij gjithashtu nuk i lejohet që t’ia shuajë jetën e tij, nëse ai bie në tokë ose plagoset. Atij gjithashtu nuk i lejohet që ta mbys atë, ose që të aplikojë dënimin Sheriatik mbi të nëse ai e kap atë. Ai në vend të kësaj duhet ta dërgojë atë tek autoritetet dhe ta lejojë atë që ta gjykojë atë.”

Shpjegimi

Ky është një shpjegim i detajuar se si Khauarixhët, banditët dhe kryengritësit duhet të luftohen. Kjo është bazuar në hadithet e profetit . Një njeri e pyeti atë :

“Çfarë mendon se unë duhet të bëjë nëse një njeri dëshiron të marrë pasurinë time?” Ai tha: “Mos ia jep atë atij.” Ai e pyeti: “Nëse ai më lufton?” Ai tha: “Luftoje atë.” Ai e pyeti: “Nëse ai më mbytë mua?” Ai u përgjigj: “Atëherë ti je martir (shehid).” Ai e pyeti: “Nëse unë e mbysë atë?” Ai u përgjigj: “Ai hynë në zjarr.” 1

Ai gjithashtu ka thënë:

“Ai që vritet për shkak se ka mbrojtur veten është martir (shehid). Ai që vritet për shkak se ka mbrojtur pasurinë e tij është martir (shehid). Ai që vritet për shkak se ka mbrojtur fenë e tij është martir (shehid).” 2

Në qoftë se pasuria e një personi ose nderi i tij sulmohen ose në qoftë se ai vetë sulmohet, atij i lejohet që të rezistojë sa më mirë që mundet pa synuar vrasjen. Nëse gjendja shpie në vrasjen e agresorit pa dashje, kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Nëse ai vetë vritet ai bëhet martir (shehid). Legjislacioni lejon personin që sulmohet që të mbrojë pasurinë e tij, nderin e tij dhe veten e tij. Disa dijetarë madje thonë se është e detyrueshme që personi të mbrojë gratë dhe motrat e tij. Pra, është e detyrueshme që të mbrosh gratë tuaja. Në qoftë se mjafton me rezistencën më të vogël kështu që është e mirë. Dhe në qoftë se kjo shpie ne vdekjen e agresorit, ai nuk ka bërë mëkat, ndërsa i vdekuri hynë në xhehnem. Nëse personi i sulmuar vritet, ai është – in sha’a Allah – martir (shehid). Ai duhet, megjithatë, ta bëjë këtë për hirë të Allahut (tebareke ue te ala) dhe t’i përmbahet Librit të Allahut (azze ue xhel) dhe jo vetëm që të mbrojë vetën e tij. Sepse veprat janë sipas qëllimit.

Imam Ahmedi e bazoi këtë çështje në këto hadithe. Ai tha se i dërguari e lejoi vetë-mbrojtjen dhe jo vrasjen. Ai ligjësoi vetë-mbrojtjen dhe jo vrasjen. Ti nuk duhet të synoshë që ta vrasësh atë. Ti duhët të synosh që ta shmangësh atë. Nëse ai ndalet, kështu që është mirë. Dhe në qoftë se ai nuk ndalet deri sa ai të vritet kështu që vlen gjykimi i të dërguarit . Nëse sulmuesi vritet ai hynë në xhehnem dhe në qoftë se i sulmuari vritet ai bëhet martir (shehid).

Mos e mbytë atë nëse e kap ose e dëmtonë atë. Ti nuk ke të drejtë që të shuash jetën e tij. Nëse ai ikën, nuk të lejohet që ta ndjekësh atë. E keqja e tij ka pushuar dhe ky është synimi. Ose ai bie i plagosur ose ai ikë. Në këtë rast ty nuk të lejohet që ta ndjekësh atë. Po ashtu mos e mbytë atë nëse ai bie i plagosur. Kjo nuk të lejohet. Nëse e bënë këtë ti ke kaluar kufirin. Ti je urdhëruar që të mbrosh veten, jo që ta mbysësh atë. Nëse e kap atë, nuk të lejohët që ta vrasësh atë, ose të aplikoshë dënimin e ligjësuar mbi të. Ai duhet të dërgohet tek autoriteti që mund të aplikojë ndëshkimin e Allahut mbi të apo atë që e konsideron të jetë e saktë. Autoriteti është përgjegjës për veprat e tij.


1 Muslimi (140).

2 Tirmidhi (1421) dhe Ebu Daudi (4772). Autentik sipas Albanit.

Shpërndaje: