Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 121-122
Përktheu: Valdet Gashi
Pastaj profeti ﷺ bënte tekbir dhe binte në sexhde1. Të njëjtën gjë ai e urdhëroi burrin që u fal në mënyrë të gabuar dhe i tha:
”Namazi nuk është i plotë përderisa … dhe pastaj të thotë:
سمع الله لمن حمده
”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë.”
derisa ai të qëndron lart. Pastaj ai thotë:
الله أكبر
”Allahu është më i Madhi.”
Pastaj bie në sexhde derisa nyjat e tij të jenë të qeta.”2
Kur ai ﷺ deshi të bie në sexhde bëri tekbir, largoi krahët e tij nga anët e tij dhe pastaj bëri sexhde.3
Ndonjëherë ai ﷺ ngriti duart e tij kur zbriti në sexhde.4
1 Bukhari dhe Muslimi.
2 Ebu Daudi dhe Hakimi i cili e konsideroi autentik hadithin dhe Dhehebi u pajtua me të.
3 Ebu Ja’la në “El-Musned (2/284)” me një zinxhir të mirë dhe Ibn Khuzejmeh (2/79/1) me një zinxhir tjetër autentik.
4 Nesai, Darakutni dhe El-Mukhlis në “El-Faua’id (2/2/1)” me dy zinxhir autentik. Dhjetë sahabë e kanë transmetuar këtë ngritje. Disa dijetarë besojnë se veprimi është i ligjësuar. Disa prej tyre janë Ibn Umeri, Ibn Abbasi, Hasan El-Basri, Tausi dhe i biri i tij Abdullahi, Nafi robi i Ibn Umerit, Salim biri i Ibn Umerit, El-Kasim bin Muhamed, Abdullah bin Dinar dhe A’ta. Abdurr-Rrahman bin Mehdi ka thënë:
”Ky veprim është sunnet.”
Ky veprim praktikohej nga imami i Ehl-us-Sunnetit Ahmed bin Hanbeli dhe është një nga mendimet e Malikut dhe Shafeiut.