“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

56.Kurani është fjala e Allahut dhe jo metaforë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 68-69

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Kurani nuk është një metaforë ndryshe nga ajo që besojnë Xhehmitë dhe Mutezilitë. Ata besojnë se Kurani është fjala e Allahut por që ai i atribuohen vetëm Atij në mënyrë metaforike pasi që Allahu është Krijuesi i tij. Kur ai i atribuohet Allahut atëherë është një krijim që i atribuohet Krijuesit të tij, pretendojnë ata. Ata gënjejnë pasi që një atribut është  dy lloje:

1 – Në kuptimin, përfshirë fjalimin. Kur kuptimi i atribuohet Allahut (te ala) ato janë cilësitë e Tij. Fjalimi, dëgjimi, shikimi, aftësia dhe vullneti janë cilësi sepse këto kuptime nuk ekzistojnë vetë por janë cilësi të atij që i zotëron ato.

2 – Në formën e lëndëve, duke përfshirë shtëpinë e Allahut, devenë e Allahut dhe robin e Allahut. Në këtë rast janë krijimet që i atribuohen Krijuesit si nder.

Shpërndaje: