Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 126
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ ka urdhëruar që rukuja dhe sexhdja të kryehen siç duhen dhe e krahasoi atë që nuk e bënë këtë me personin që ha një ose dy hurme; ai nuk përfiton asgjë prej tyre. Ai ﷺ ka thënë se një person i tillë është hajdut i keq.
I dërguari i Allahut ﷺ tha se “namazi i atij që nuk e drejton kurrizin plotësisht në ruku dhe në sexhde, është i pavlerë”, e cila është përmendur në kapitullin mbi rukunë.
Ai ﷺ e urdhëroi burrin i cili u fal në mënyrë të gabuar se duhet të jetë i qetë në sexhde, e cila është cekur në fillim të kapitullit.