Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

57.Gjykimet e përcaktuara janë kurë

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 432-433

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi ka thënë:

”Ai që e takon Allahun pasi është dënuar në këtë jetë për mëkatin e tij, ai është pastruar nga mëkati. Kështu është transmetuar nga i dërguari i Allahut ﷺ. Ai që e takon Allahun pasi të ketë qenë i vazhdueshëm në mëkat dhe pa u penduar nga mëkatet që meritojnë dënimin, është nën dëshirën e Allahut, nëse Ai dëshiron ta dënoj atë, Ai e bën këtë, dhe në qoftë se Ai dëshiron ta fal atë, Ai e bën këtë. Megjithatë, Ai e ndëshkon dhe nuk e fal atë që e takon Atë si kafir.”

Shpjegimi

I dërguari i Allahut u tha shokëve të tij (radijAllahu anhum):

“Më premtoni besatimin se nuk do të adhuroni dikë karshi Allahut, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina, nuk do t’i mbytni fëmijët tuaj, nuk do të bëni akuza të rreme ose të më kundërshtoni mua në lidhje me të vërtetën. Ai që i përmbushë këto do të marrë shpërblimin e tij nga Allahu. Kushdo që bie në ndonjë nga këto dhe dënohet për të në këtë jetë është pastruar. Dhe në qoftë se dikush bie në ndonjë nga këto dhe Allahu e fshehë atë, atëherë ai është nën dëshirën e Allahut, nëse Ai dëshiron ta dënoj atë, Ai e bën këtë, dhe në qoftë se Ai dëshiron ta fal atë, Ai e bën këtë.” 1

Mëkatari pra është nën dëshirën e Allahut. Ai (te ala tha):

إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا

”Padyshim që Allahu nuk e fal (gjynahun e) të vënit ortak Atij në adhurim, por Ai i falë kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij. Ai që i bën ortak Allahut ka trilluar një mëkat të madh.” 2

Është nën dëshirën e Allahut, nëse Ai do ta fal apo ta ndëshkojë mëkatarin. Ai fal, mëshiron dhe është i Butë. Është e mundur që Allahu ta fal mëkatarin që ka mëkate sa mali. Burri me shënime do të shoh mëkatet e tij të shkruara në nëntëdhjetë e nëntë libra, secili libër do të përbëhet nga mëkate aq sa sheh syri largë. Megjithatë, Allahu e fal atë për shkak të shahadetit të tij “La ilahe ilAllah”. Monoteisti që e takon Allahun, Allahu do ta fal dhe ai e braktis xhehnemin herët apo vonë.

Imam Ahmedi ka thënë:

”Megjithatë, Ai e ndëshkon dhe nuk e fal atë që e takon Atë si kafir.”

Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:

إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا

”Padyshim që Allahu nuk e fal (gjynahun e) të vënit ortak Atij në adhurim, por Ai i falë kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij. Ai që i bën ortak Allahut ka trilluar një mëkat të madh.”

إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ

”Nuk ka dyshim se ai që i bën ortak Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” 3


1 Bukhari (3892) dhe Muslimi (1709).

2 4:48.

3 5:72.

Shpërndaje: