Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 434-435
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
“Është obligim të gurëzohet personi që është ose ka qenë i martuar dhe bënë zina, me kusht që ai vetë e pranon ose dënohet nga dëshmitë. I dërguari i Allahut ﷺ gurëzoi dhe kalifet e udhëzuar gurëzuan gjithashtu.”
Shpjegimi
Kështu dënohet personi që bënë zina; ai gurëzohet derisa të vdes. I dërguari i Allahut ﷺ e gurëzoi gruan nga fisi Ghamid gruan dhe Maizin, gruan nga fisi Xhuheni dhe çiftin jehudë. Kjo dispozitë është në Teurat, në Ungjill dhe në Kuran. Një nga gjykimet e më hershme të cilin Sheriati Islam e ka miratuar dhe pranuar është gurëzimi. Pra gurëzimi është i ligjësuar me Teurat, Ungjill dhe Kuran. U shpallë një ajet në lidhje me gurëzimin i cili më vonë u abrogua (shfuqizua), ndërsa vendimi i tij mbeti. Këtë e tregoi Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anhu) kur ai tha:
“Allahu e dërgoi Muhammedin ﷺ me të vërtetën dhe ia shpalli Librin atij në të cilin mes tjerash ishte një ajet në lidhje me gurëzimin. Ne e lexuam atë, e memorizuam atë dhe e kuptuam. I dërguari i Allahut ﷺ gurëzoi dhe ne gurëzuam pas tij. Unë kam frikë se do të vijë një ditë kur dikush thotë: “Pasha Allahun! Ne nuk mund të gjejmë ajetin lidhur me gurëzimin në Kuran,” dhe devijon për shkak se ai ka braktisur një obligim të cilin Allahu e ka shpallur. Gurëzimi në Kuran është i vërtetë dhe kjo vlen për burrat dhe për gratë që janë apo kanë qenë të martuar dhe që bëjnë zina, pasi që ajo të jetë konfirmuar përmes dëshmive, shtatzënisë apo pranimit.” 1
Dëshmia përbëhet nga katër dëshmitarë. Nëse vetëm tre dëshmojnë zinanë, ata dënohen për shpifje. Pra ata duhet të jenë katër. Gjithashtu kërkohet që ata të shohin se penisi i burrit është padyshim brenda në vaginën e gruas. Dëshmia e tyre nuk pranohet nëse ata vërtetë nuk janë të katërt të cilit e shohin marrëdhënien. Këto kushte janë për të mbrojtur jetën dhe nderin;
لَوْلَا جَاؤُوا عَلَيْهِ بِأَرْبَعَةِ شُهَدَاء فَإِذْ لَمْ يَأْتُوا بِالشُّهَدَاء فَأُوْلَئِكَ عِندَ اللَّهِ هُمُ الْكَاذِبُونَ
”Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te Allahu janë mu gënjeshtarët.” 2
Pranimi është një tjetër dëshmi. Edhe burri i quajtur Maiz dhe gruaja nga fisi Ghamidi pranuan.
Shtatzënia e gruas është dëshmia e tretë. Shtatzënia e saj është dëshmia më e mirë.
I tërë qëllimi me këtë është se gurëzimi nuk zbatohet derisa zinaja nuk është dëshmuar nga katër dëshmitarë, nga pranimi i burrit apo i gruas ose nga shtatzënia. Kështu dënohet një person i cili është ose ka qenë i martuar dhe bënë zina. Me fjalë të tjera, personi duhet të ketë qenë i martuar në mënyrë të saktë me një grua dhe kishte marrëdhënie seksuale me të gjatë martesës. Kushtet e mëposhtme duhet të plotësohen për tu zbatuar dënimi:
1 – Personi duhet të jetë në mendjen e tij dhe jo i çmendur.
2 – Personi duhet të jetë seksualisht i pjekur dhe jo i mitur.
3 – Personi duhet të jetë i lirë e jo skllav. Të dy skallavi dhe skllavja, pavarsisht se a janë të martuar në mënyrë të saktë, marrin gjysmën e dënimit të personit të liruar, do të thotë pesëdhjetë fishkëllime. Sepse gurëzimi nuk mund të përgjysmohet dhe pjesërisht për shkak se dënimi i atyre që janë të lirë dhe atyre të pamartuar është sikurse Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:
الزَّانِيَةُ وَالزَّانِي فَاجْلِدُوا كُلَّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا مِئَةَ جَلْدَةٍ وَلَا تَأْخُذْكُم بِهِمَا رَأْفَةٌ فِي دِينِ اللَّهِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَلْيَشْهَدْ عَذَابَهُمَا طَائِفَةٌ مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ
”Gruaja dhe burri fajtorë për marrëdhënie të paligjshme jashtë martese, fshikullohen secili prej tyre me njëqind kamxhikë. Në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që e besoni Allahun dhe ditën e fundit. Dhe le të dëshmojnë një grup prej besimtarëve ndëshkimin e tyre.” 3
Pra skllavi merrë gjysmën e dënimit, përkatësisht pesëdhjetë fishkëllime. Ai pra nuk gurëzohet edhe nëse është i martuar në mënyrë të saktë. Ai nuk merr asgjë tjetër pos gjysmës së dënimit të personit të lirë, do të thotë pesëdhjetë fishkëllime.
Imam Ahmedi ka thënë:
“I dërguari i Allahut ﷺ gurëzoi, dhe udhëheqësit gurëzuan gjithashtu.”
Kjo tashmë është përmendur.
1 Bukhari (6830) dhe Muslimi (1691).
2 24:13.
3 24:2.