Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

59.Ai që e degradon një sahabi është bidatçi

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 435-437

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

“Ai që nënçmon një nga sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ, e urrenë atë për diçka që ai ka bërë, ose përmend anët e tij të këqija, ai është bidatçi derisa ai të lutet për mëshirë për të gjithë sahabët dhe nuk ka asgjë kundër ndonjë prej tyre.”

Shpjegimi

Ky është një nga parimet e Ehl-us-Sunnetit. Nuk lejohet të degradosh ndonjë nga sahabët e Muhammedit , apo të theksosh edhe anët e tyre të këqija, në qoftë se ato vërtetë janë të sakta. Ai që e bën këtë për fat të keq e merr me nënçmim fenë, sahabët e Muhammedit dhe akiden Islame. Një person (Sejjid Kutbi) i nënçmon profetët dhe sahabët, bënë tekfir, akuzonë të tjerët me hipokrizi, bën tekfir mbi tërë umetin dhe njëkohësisht konsiderohet të jetë zotëria i zotërinjëve dhe lideri i liderëve. Sipas kujt? Sipas atyre që duan të ngrenë umetin dhe t’ia kthejnë  atij ditët e tij të kaluara e të lavdishme? Këta njerëz nuk janë të besueshëm kur është fjala për fenë e Allahut. Ata duhet t’u bashkangjiten Rafidave (Shiitëve) sepse ata e mbrojnë besimin e tyre, mosbesimin, herezinë dhe librat që përbëhen nga këto krime. Ata e bazojnë dashurinë dhe urrejtjen e tyre mbi ta. Këta njerëz nuk janë të besueshëm kur është fjala për fenë e Allahut. Ata janë të pabesueshëm, ata nuk kanë vlerë. Ata duhet të bashkohen me Rafidat dhe sektet e tjera të devijuara dhe  duhet të luftohen në mënyrën më të ashpër. Ata janë mashtrues. Ata kanë devijuar bijtë e umetit me gënjeshtra, dredhi dhe dinakëri.

Kjo është feja e Allahut. Ky është besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Si mund të thoni se jeni Ehl-us-Sunneh dhe Xhema’ah  kur ju jeni aq larg prej tyre? Sa herë që ndodh diçka, ne e shohim se ju jeni bashk me pasuesit e bidateve. Sa herë që ne pasojmë rrugën e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit ne ju shohim juve në një rrugë tjetër. Ju i mbroni dhe i ruani pasuesit e bidateve dhe të devijimit. Ata kanë shpikur rregulla dhe metodologji dhe e kanë kthyer mbrapsht tërë botën për të mbrojtur pasuesit e bidateve. Si mund të jenë ata Ehl-us-Sunneh? Ata duhet të përfshihen me të devijuarit, pasuesit e bidateve dhe Rafidat. Edhe në qoftëse ata thonë se ata janë kundër Rafidave, ne nuk iu besojmë atyre. Ne nuk duhet të ndjehemi të sigurt për të lejuar bijtë tanë të jenë me ta. Tani shkojnë bijtë tanë në shkolla dhe universitete ku janë pasuesit e bidateve që i edukojnë ata. Mësimi i tyre është i bazuar në shkatërrim, devijim, humbje dhe në largimin e të rinjve të umetit nga metodologjia e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Është për të ardhur keq se si të rinjtë u nënshtrohen atyre. Ata i besojnë verbërisht këyre mashtruesve që bëjnë mashtrime me mendjet e të rinjve.

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

“Ai që nënçmon një nga sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ, e urrenë atë për diçka që ai ka bërë…”

Edhe në qoftë se është konfirmuar se një sahabi ka gabuar, ti nuk duhet ta përmendësh atë apo t’i ulësh vlerat për atë gabim. Thuaj në vend të kësaj se ai ishte muxhtehid. Ky është besimi i Ehli-Sunnetit dhe Xhematit. Sahabët ishin muxhtehidun kur diçka ndodhte mes tyre. Shumë nga ajo që i përshkruhet atyre është gënjeshtër. Shumë nga ajo që i pershkruhet atyre është shtrembëruar, ndryshuar, shtuar dhe hequr, gjë të cilën e tha Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah). Gabimi i tyre i konfirmuar është si një pikë uji në oqean. Nëse ata e bëjnë një gabim, duhet ditur se një hurme që ata e japin tejkalon një bamirësi sa madhësia e Uhudit. Nëse ti dhuron një shumë prej ari e barabartë me malin e Uhudit, ndërsa një sahabi dhuronë 300 gram grurë, kështu që ky grur është më e mirë tek Allahu sesa ari i barabartë me malin e Uhudit dhe malet e të gjithë botës. Nëse ti mbledhë të gjitha këto male ato nuk do të kalojnë bamirësinë e sahabiut që është 300 gram.

Kjo do të thotë se ne duhet t’i respektojmë ata, t’i vlerësojmë dhe ta dimë se çfarë pozite ata kanë tek Allahu. Nëse tebiinët më të mëdhenjë dhurojnë lëmoshë dhe një sahabi dhuron 300 gram, kështu bamirësia e sahabiut peshonë më shumë tek Allahu. E çfarë e të themi për bamirësinë tënde? Ata që fyejnë sahabët e të dërguarit të Allahut , as nuk i kanë repsektuar ata e as nuk e ka njohur vlerën e tyre. Por në fakt ata i kanë nënçmuar sahabët. Ai që i mbron dhe mbështet këtë lloj të njerëzve nuk e njeh pozitën që sahabët (radijAllahu anhum) e kanë. Përndryshe si munden ata të mbështesin ata që fyejnë sahabët e të dërguarit të Allahut ? Librat që fyejnë sahabët e Muhammedit shtypen, shpërndahen, promovohen dhe mbrohen. Pastaj ata thonë se ata janë Ehl-us-Sunneh dhe Xhema’ah. Betohem në Allahun se Ehl-us-Sunneti nuk ka të bëjë asgjë me këta këta njerëz!

Shpërndaje: