Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: Uakafat ue Ma’alim, fq. 14
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Duhet ta dish se veprimet e këqija e të devijuarve sikurse shpërthimet dhe shkatërrimet me bomba, me bomba makine dhe madje edhe me bomba në brendësi të Kuranit në xhamitë e pastra të Allahut, i kanë marrë idetë dhe udhëzimet e tyre nga Usameh bin Laden, Muhammed el-Mas’ari, Sa’d el-Fakih, Ebu Mus’ab ez-Zarkaui dhe Ejmen edh-Dhauahiri si dhe pasuesit e tyre që janë si ata, nga sytë që i ruajnë ata dhe bishtat që i quajnë ata heronj dhe luftëtarë. A e njeh dikë tjetër që para tyre ka bërë këto veprime të tmerrshme dhe këtë shkatërrim sikurse vrasja e njerëzve të pafajshëm, terrorizimi i njerëzve të mbrojtur dhe nxitja e të tjerëve kundër dijetarëve dhe pushtetarëve dashamirës në mënyrë që të tronditet siguria e shteteve dhe jetët e qytetarëve? Pasojat e mizorive të lartpërmendura janë që feja dhe jeta tokësore goditen nga e keqja. Të gjithë e dinë këtë.