Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Paralajmërimi ndaj shoqërimit me pasuesit e bidateve

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 368-369

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prej bazave të sunnet gjithashtu janë:

”… të shmangurit nga shoqërimi me pasuesit e epsheve…”

Sepse shoqërimi me pasuesit e epsheve në shumicën e rasteve shpie në devijim. Shumë njerëz janë mashtrohen nga dija dhe mençuria e tyre dhe pastaj shoqërohen me pasuesit e bidateve. Kështu që Allahu i lë ata që të mbështeten në vetet e tyre, pastaj ata devijojnë. Ky është fakt i vërtetë.

Imam Ibn Battah (rahimehullah), e tregoi këtë kur tha:

”Ne njohim njerëz të cilët e kishin zakon t’i fyenin dhe t’i mallkojnë pasuesit e bidateve. Kur ata pastaj filluan të ulen me ta dhe të shpenzojnë kohë me ta, ata u bënë si ata.”

Ky është fakt i vërtetë pavarësisht nga koha dhe vendi. Disa personalitete të mëdhenj kanë mashtruar veten e tyre dhe për fat të keq kanë rënë në bidate. Unë nuk dua të përmend ndonjë emër. Studentët e dinë se kush janë ata.

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”…të shmangurit nga shoqërimi me pasuesit e epsheve…”

Dëshmi për këtë është:

وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّى يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ

”Dhe kur t’i i shohësh ata të cilët zihen në biseda boshe për vargjet Tona të Kur’anit duke i përqeshur ato, rri larg prej tyre deri sa të kalojnë në një bisedë tjetër.” 1

Mos u ul me ta sepse pasuesit e epsheve flasin për Librin e Allahut dhe për Allahun pa dituri. Bidatet ngrihen duke folur për fenë e Allahut dhe Librin e Tij pa dituri dhe atribuimi i së kotës Librit të Allahut dhe sunnetit të të dërguarit . Prandaj, është e detyrueshme për të qëndruar larg tyre. Sikurse thamë, i dërguari   ka thënë:

”Nëse i shihni ata që pasojnë atë që është e paqartë, ju duhet ta dini se janë ata të cilët Allahu i ka përmendur. Prandaj, ruhuni prej tyre.”

Profeti ka thënë gjithashtu:

”Në fund të kohës do të vijë një popull tek ju me diçka që as ju e as etërit tuaj nuk e dinit. Unë ju paralajmëroj kundër tyre.” 2

Ky është një tjetër paralajmërim për shoqërimin me pasuesit e bidateve.

Nëse ti ke dituri dhe mund të sqarosh gjërat, të lejohet t’i thërrasësh injorantët dhe mashtruesit në të vërtetën dhe tu’a sqarosh atyre. Por që të ulesh me ta në formën e miqësisë, shoqërimit dhe si kalim kohe, ky është një gabim që të shpie në devijim. I mençuri është i detyruar që t’u shmanget gjërave të tilla. Sahabët paralajmëruan ndaj këtyre gjërave. Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) dhe imamët e respektuar prej pasardhësve sikurse Ejub es-Sikhtijani dhe Ibn Sirini (rahimehuma Allah) janë shembull për këtë. Ata nuk dëgjonin prej bidatçive edhe nëse bidatçiu do të lexonte një hadith apo një ajet Kurani. Kur ata u pyetën për arsyen, ata thanë se frikësoheshin që të goditen nga një sprovë e pashërueshme. Asgjë nuk korrespondon me gjendjen e shëndoshë. Njeriu nuk duhet të vëjë veten në sprova dhe sidomos nëse ai e di se ai është i dobët.


1 En-Aam 6:68.

2 Muslimi (6).

Shpërndaje: