Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 129-130
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ ka thënë:
”Nuk njeri nga umeti im që nuk do ta njoh në ditën e gjykimit.”
Ata thanë: ”O i dërguari i Allahut! Si mund ta bësh këtë në mesin e të gjithë atyre njerëzve?”
Ai tha: ”Sikurse të kishe hyrë në një ahër ku strehohen kuaj krejtësisht të zi dhe një kalë me ballë të bardhë1; a nuk do ta kishe dalluar atë?”
Njeriu u përgjigj: ”Po.”
Ai ﷺ tha: ”Në ditën e gjykimit umeti im do të ndriçojë nga sexhdet dhe abdesi2.”3
Profeti ﷺ ka thënë:
”Kur Allahu dëshiron t’i fal ata Ai i urdhëron engjëjt që t’i nxjerrin ata që adhuronin Allahun. Ata do t’i nxjerrin dhe do t’i njohin përmes gjurmëve të sexhdeve. Allahu e ka ndaluar zjarrin p
që të djegë gjurmët e sexhdes. Si rrjedhim, ata e braktisin zjarrin. Zjarri djeg gjithçka në trupin e njeriut përveç gjurmëve të sexhdes.”4
1Shih: http://en.wikipedia.org/wiki/Horse_markings
2 D.m.th. pjesët e trupit që pastrohen gjatë abdesit: duart, fytyra dhe këmbët. Në mënyrë të ngjashme, kali ka shenja në fytyrë dhe në pjesët e parme të këmbëve dhe të prapme. Shih: “En-Nihajeh”.
3 Ahmedi me zinxhir të mirë transmetimi. Gjithashtu, Tirmidhi transmetoi pjesë të tij dhe e konsideroi autentik. Hadithi përmendet në “Es-Sahihah”.
4 Bukhari dhe Muslimi. Hadithi dëshmon se mëkatarët që falnin namazin nuk do të mbesin në xhehnem. E njëjta gjë vlen edhe për monoteistin që e braktis namazin nga përtacia. As ai nuk mbetet aty. Kjo është transmetuar në mënyrë autentike. Shih: “Es-Sahihah (2054)”.