Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 131-132
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ ngritej nga sexdja duke thënë:
الله اكبر
”Allahu është më i Madhi.”
dhe e urdhëroi burrin i cili u fal në mënyrë të gabuar që të bëjë të njëjtën gjë:
”Vërtet, namazi i ndonjërit prej jush nuk është i plotë derisa ai… dhe pastaj të bëjë sexhde qetas në mënyrë që çdo asht të bijë në vendin e tij dhe të thotë:
الله اكبر
”Allahu është më i Madhi.”
Pastaj ai e ngritë kokën në mënyrë që të ulet drejtë.”2
Ndonjëherë ai ﷺ i ngriste duart lart gjatë këtij tekbiri3.
Pastaj ai e ngriste këmbën e tij të majtë dhe ulej mbi të me qetësi4. Ai e urdhëroi burrin i cili u fal në mënyrë të gabuar që të bëjë të njëjtën gjë, duke thënë:
”Kur të zbresësh në sexhde duhet të ….. Kur të ngrihesh, duhet të ulesh në kofshën e majtë.”5
Ai ﷺ e ngriste kofshën6 e tij të djathtë dhe i lakonte gishtërinjtë e tij drejt kiblës.7
1 Bukhari dhe Muslimi.
2 Ebu Daudi dhe Hakimi i cili e konsideroi hadithin autentik dhe Dhehebi u pajtua me të.
3 Ahmedi dhe Ebu Daudi me një zinxhir të saktë transmetimi. Ahmedi besoi se duart duhet të ngrihen gjatë këtij tekbiri sikurse gjatë çdo tekbiri tjetër. Ibn-ul-Kajimi ka thënë:
”El-Ethrem transmetoi se imam Ahmedi u pyet në lidhje me ngritjen e duarve për të cilën ai u përgjigj: ”Në çdo zbritje dhe ngritje.” El-Ethrem ka thënë: ”Unë e pashë Ebu AbdiLahin duke ngritur duart e tij çdo herë që ai zbriste dhe ngritej në namaz.” (El-Beda’i ‘(4/89)).
Këtë mendim e ka edhe Ibn-ul-Mundhir dhe Ebu Ali prej medhhebit Shafei. Ky është gjithashtu një prej mendimeve të Malikut dhe prej mendimeve të esh-Shafeiut siç është përmendur në ”Terh-uth-Tethrib”. Mu kjo ngritja e duarve është transmetuar në të vërtetë nga Enesi, Ibn Umeri, Nafi, Tausi, Hasan El-Basri, Ibn Sirini dhe Ejub es-Sikhtijani, e cila përmendet me zinxhir autentik në “El-Musennef (1/106)” nga Ebi Shejbeh.
4 Bukhari në “Xhuz ‘Raf’-ul-Jedejn”, Ebu Daudi me një zinxhir të saktë transmetimi, Muslimi dhe Ebu Auaneh. Hadithi është përmendur në “El-Irua (316)”.
5 Ebu Daudi dhe Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi.
6 Bukhari dhe Bejhaki.
7 Nesai me një zinxhir të saktë transmetimi.