Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

63.Namazi i xhenazes duhet t’u falet muslimanëve edhe nëse ata ishin mëkatarë

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 444

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

“Namazi i xhenazes duhet t’i falet muslimanit i cili e adhuronte vetëm Allahun. Duhet kërkuar falje për të. Ai nuk duhet të privohet nga kjo. Ai nuk duhet të privohet nga namazit i xhenazes për shkak të ndonjë mëkati që ka kryer, pavarësisht nëse mëkati ishte i vogël apo i madh. Çështja e tij i lihet Allahut te ala.”

Shpjegimi

Ne ua falim namazin e xhenazes muslimanëve mëkatarë që kanë vdekur. Është gjithashtu e lejueshme për t’i a falur namazin e xhenazes një bidatçiu. Udhëheqësi mund të mos ia falë namazin mëkatarit. I dërguari nuk ia fali namazin e xhenazes njeriut i cili vdiq pasi kishte marrë nga plaçka e luftës pa leje. Në vend të kësaj, ai tha:

“Faljani namazin kolegut tuaj.” 1

Ai tha në lidhje me atë që kishte borxh;

“Faljani namazin kolegut tuaj.” Pastaj Ebu Katadeh tha: “O i dërguari i Allahut! Unë e marrë mbi vete borxhin e tij. “Pastaj i dërguari ﷺ ia fali namazin e xhenazës atij.” 2

Megjithatë, ne jemi ndaluar që të lutemi për kufarët. Ne nuk ua falim namazin e xhenazes kafirit ose hipokritit:

وَلاَ تُصَلِّ عَلَى أَحَدٍ مِّنْهُم مَّاتَ أَبَدًا وَلاَ تَقُمْ عَلَىَ قَبْرِهِ إِنَّهُمْ كَفَرُواْ بِاللّهِ وَرَسُولِهِ وَمَاتُواْ وَهُمْ فَاسِقُونَ

“Dhe asnjërit prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal namazin e xhenazes, as mos qëndro pranë varrit të hipokritit sepse ata e kanë mohuar Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje.” 3

Nuk lejohet t’i falet namazi i xhenazës kufarëve dhe hipokritëve. Ndërsa ne ua falim namazin e xhenazes mëkatarit dhe bidatçiut për deri sa ai vdiq si musliman dhe nuk blasfemoi pasi mësoi të vërtetën. Udhëheqësit dhe dijetarit sikurse u tha i lejohet të mos e bëjnë këtë si dënim dhe si qëllim frikësues në mënyrë që njerëzit të mos jepen pas mëkateve dhe bidateve të tyre. Megjithatë, ne nuk i ndalojmë njerëzit që t’ia falin namazin e xhenazes atyre. Në fakt, ne u themi atyre që ta veprojnë këtë.


1 Tirmidhi (2710) dhe Ibn Maxheh (2848). I dobët sipas Albanit në “Dha’if Sunnen Ibn Maxheh” (571).

2 Bukhari (2289).

3 9:84.

Shpërndaje: