Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

84.Ulja në gjunjë mes dy sexhdeve

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 132

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Mund të ndodhte që ai  ulej në gjunjë dhe mbi thembrat dhe në gjithë gishtat e këmbëve.1


1 Muslimi, Ebu Auaneh, Ebush-Shejkh në “Ma rauahu Ebuz-Zubejr’an Xhabir (104-106)” dhe Bejhaki. Ibn-ul-Kajimi -rahimehullah- harroi kur ai përmendi uljen e profetit mes dy sexhdeve:

”Nuk është transmetuar se profeti u ul në këtë pozitë në ndonjë mënyrë tjetër.”

Si mund të jetë thënia e tij e vërtetë kur ulja në gjunjë është transmetuar përmes hadithit të Ibn Abbasit përmjet Muslimit, Ebu Daudit dhe Tirmidhiut i cili e konsideroi hadithin autentik? Shih: “Es-Sahihah (383)”. Gjithashtu, Bejhaki e transmetoi hadithin me një zinxhir të mirë nga Ibn Umeri, hadithin e konsideroi autentik Ibn Haxheri. Ebu Is’hak El-Harbi transmetoi në “Gharib-ul-Hadith (1/12/5)” nga Tausi i cili e pa Ibn Umerin dhe Ibn Abbasin duke u ulur në gjunjë. Zinxhir i transmetimit është autentik. Allahu e mëshiroftë imam Malikun i cili tha: ”Nuk ka asnjë prej nesh që nuk kundërshtohet dhe nuk refuzohet përveç njeriut në këtë varr” dhe bëri me shenjë drejt varrit të profetit ﷺ. Ky sunnet është praktikuar nga disa sahabë, pasuesit dhe të tjerët. Kjo ulje nuk është ulja në gjunjë e cila është e ndaluar, e cila do të përmendet në lidhje me teshehudin.

Shpërndaje: