Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

85.Obligimi i të qenurit i qetë mes dy sexhdeve

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 132-133

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺ ulej i qetë në mënyrë që çdo asht binte në vendin e vet1. Ai e urdhëroi burrin i cili u fal në mënyrë të gabuar që të bëjë të njëjtën gjë, duke thënë:

”Vërtet, namazi i ndonjërit prej jush nuk është i plotë derisa ai nuk e bën këtë.”2

Ai e zgjaste uljen derisa bëhej e gjatë sa sexhdja e tij.3

Nganjëherë ai mbetej aq gjatë në këtë pozitë derisa dikush mund të mendonte se ai ka harruar.


1 Ebu Daudi dhe Bejhaki me një zinxhir të saktë transmetimi.

2 Ebu Daudi dhe Hakimi i cili e konsideroi hadithin autentik dhe Dhehebi u pajtua me të.

3 Bukhari dhe Muslimi.

4 Bukhari dhe Muslimi.

Ibn-ul-Kajimi ka thënë: ”Këtë sunnet e braktisën njerëzit pas epokës së sahabëve. Sa i përket atij që lejon sunnetin të gjykojë dhe injoron atë që e kundërshton sunnetin, kështu që atij nuk i intereson për atë që e kundërshton këtë udhëzim.”

Shpërndaje: