Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmij (v. 1429)
Ue enne hadha Sirati Mustakima, fq. 79-80
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është Selefizmi një sekt prej sekteve?
Përgjigje: Selefët janë për qëllim brezat e kaluara, përkatësisht shokët e profetit, pasuesit e tyre (tebiinët), pasuesit e pasuesve të tyre dhe dijetarët dhe njerëzit e drejtë që thërritën për tek Allahu dhe e kumtuan dijen në të gjitha kohërat.
Profeti ﷺ tha:
“Jehudët u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe. Nasarat u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe. Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”
Ata thanë: ”Cili është ai grup, o i dërguari i Allahut?”
Ai tha: ”Ata që pasojnë atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.”
Transmeton Ibn Maxheh (3992), Tirmidhi (2641) dhe Ebu Daudi (4596). I mirë sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Mesebih (171)”.
Selefët pra janë shokët e profetit dhe ata që i përmbahen transmetieve, veprojnë sipas sunnetit dhe e përhapin atë. Kushdo që thotë se Selefët janë një sekt prej sekteve vetëm se ka gënjyer dhe ka qenë i padrejtë ndaj vetes së tij. Sektet janë grupe të shpikura dhe të reja që përziejnë të vërtetën me të pavërtetën. Ndërsa selefët i përmbahet metodologjisë profetike në të cilën profeti i la pasuesit e tij tij, pas së cilës pasardhësit e tyre zgjodhën ta miratojnë.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Po ju lë në një qartësi; nata e saj është si dita e saj. Vetëm i shkatërruari devijon prej saj.”
Ibn Maxheh (43). Autentik sipas Albanit.