Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shitja e produkteve të falsifikuara – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=120392
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com.com

Pyetje: Cili është gjykimi për tregtimin me produkte të falsifikuara sikurse orat dhe stilolapsat?

Përgjigje: Ti duhet ta sqarosh (se ato janë të falsifikuara). Përndryshe, nuk ka asnjë problem që të veprohet në atë mënyrë. Por duhet të sqarosh se produkti është kopje dhe jo origjinal dhe se çmimi i tij është më i ulët se origjinali.

Sa i përket atij që i gënjen njerëzit dhe shet produktin sikur të ishte origjinal dhe merr çmimin e produktit origjinal në të njëjtën kohë kur produkti është një kopje, ky është mashtrim.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Ai që na mashtron nuk është nga ne.”

Nëse blerësi nuk e di që produkti është kopje, i tregon atij. Ai nuk duhet të mendojë se është origjinal dhe të paguajë çmimin e origjinalit. Nuk duhet shfrytëzuar injorancën e tij rreth produktit. Kjo nuk lejohet.

Shpërndaje: