Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi dhe divorci në gjendje të dehur

Imam Muhammed bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)
Burimi: Fet’h-ul-Kadir (1/706)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

“O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni.” En-Nisa, 4:43

Ky është qëllimi i ndalimit të afrimit të namazit në gjendje të dehur – derisa të kthjelloheni dhe të dini se çka thoni. I dehuri nuk e di se çka thotë. Të njëjtin argument e përdorin edhe dijetarët të cilët e anulojnë shkurorëzimin në gjendje të dehur, sepse nëse i dehuri nuk e di se çka thotë, ai as nuk ka ndonjë qëllim (për veprën që vepron).

Këtë mendim e ka Uthman bin Afani, Ibn Abbasi, Tausi, ‘Ata, el-Kasim, Rabi’ah, el-Lejth bin Sa’di, Is’haki, Ebu Theuri, el-Muzeni dhe et-Tahaui të cilët thanë :

”Dijetarët pajtohen se divorci i të paaftëve mendorë është i pavlefshëm dhe i dehuri është me të meta mendore sikurse personi me vesvese.

Dijetarë të tjerë thonë se shkurorëzimi i të dehurit është i vlefshëm. Këtë mendim e kanë Umer bin el-Khatabi, Muauijeh, disa tebiinë, Ebu Hanifah, Eth-Theuri dhe eel-uzai. Esh-Shafei ka mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje.

Maliku ka thënë:

“Ai është përgjegjës për divorcin, hakmarrjen në lidhje me lëndimin dhe vrasjen, por jo për martesën dhe tregtinë”.

Shpërndaje: