Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 136-137
Përktheu: Valdet Gashi
Pasi që profeti ﷺ përfundonte rekatin e dytë ulej në teshehud. Nëse namazi ishte dy rekate sikurse namazi i sabahut, ai ulej sikurse ulej në mes të dy sexhdev1. Në këtë mënyrë ai ulej në teshehudin e parë në namazet që përbëhen nga tre dhe katër rekate2.
Të njëjtën gjë, profeti ﷺ e urdhëroi burrin që u fal në mënyrë të gabuar dhe i tha:
”Kur të ulesh pas gjysmës së namazit t’i duhet të jesh i qetë, të shtrishë kofshën tënde të majtë dhe të lexosh teshehudin.”3
Ebu Hurejra -radijAllahu anh- ka thënë:
”Miku im i besuar ﷺ më ka ndaluar që të ulem galiç si qeni.”4
Në një hadith tjetër thuhet:
”Ai ﷺ ka ndaluar pragun e shejtanit.”5
Kur profeti ﷺ ishte ulur në teshehud ai vuri pëllëmbën e tij të djathtë mbi kofshën e djathtë6 dhe pëllëmbën e tij të majtë mbi kofshën e majtë7 të cilën ai e shtrinte mbi të8.
Ai ﷺ krahun e tij të djathtë9 e largonte nga kofsha e tij e djathtë10.
Ai ﷺ ndaloi një burrë që të ulet i mbështetur mbi dorën e majtë në namaz dhe i tha:
”Ky është namazi i jehudëve.”11
Në një transmetim tjetër thuhet:
”Mos u ul në këtë mënyrë. Kështu ulen ata që janë dënuar.”12
Në një hadith të tretë thuhet:
”Kështu ulen ata të cilët janë goditur nga zemërimi.”13
1 Nesai (1/173) me një zinxhir autentik.
2 Bukhari dhe Ebu Daudi.
3 Ebu Daudi dhe Bejhaki me një zinxhir të mirë transmetimi.
4 Tajalisi, Ahmedi dhe Ibn Ebi Shejbeh. Ebu Ubejdeh dhe të tjerët thanë për uljen galiç:
”Kjo është kur i lëshon vithet në tokë, i mban këmbët e shtrira drejt dhe i shtrinë duart në tokë si qeni.”
Kjo nuk është ulja galiç që është ligjësuar në mes të dy sexhdeve, e cila është treguar.
5 Muslimi, Ebu Auaneh dhe të tjerët. Hadithi përmendet në “El-Irua (316)”.
6 Në një transmetim tjetër thuhet ”mbi gjurin e tij të djathtë.”
7 Në një transmetim tjetër thuhet ”mbi gjurin e tij të majtë.”
8 Muslimi dhe Ebu Auaneh.
9 Duket se ai e largoi bërrylin e tij nga ana e tij, të cilën Ibn-ul-Kajimi e ka thënë në mënyrë eksplicite në ”Zad-ul-Me’ad”.
10 Ebu Daudi dhe Nesai me një zinxhir të saktë transmetimi.
11 Bejhaki dhe Hakim i cili e konsideroi hadithin të jetë autentik dhe Dhehebi u pajtua me të. Ky hadithi dhe hadithi vijues përmenden në “El-Irua (380)”.
12 Ahmedi dhe Ebu Daudi me një zinxhir të mirë transmetimi.
13 Abdurr-Rrezaki. Autentik sipas Abdul-Hak në “El-Ahkam 1284” me verifikimin tim).