“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

7.Dijetarët të cilët e kanë këshilluar Ibn Ladenin dhe grupin e tij

Alameh Zejd bin Muhamed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: Uakafat ue Ma’alim, fq. 14-15

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dijetarët e mëdhenj të Arabisë Saudite me shejkh Abdul Aziz bin Bazin në krye dhe shejkh Muhamed bin Salih bin Uthejmin (rahimehumaAllah), shejkh Salih el-Luhejdan, shejkh Salih el-Feuzan, myftiu shejkh Abdul-Aziz bin Abdullah Al el-Shejkh dhe shumë të tjerë i kanë bërë thirrje Usameh bin Ladenit dhe grupit të tij, i kanë përkujtur me frikën dhe dënimin e Allahut dhe u kërkuan që të kthehen në të vërtetën dhe të lënë të kotën e tyre, dëmi dhe e keqja e të cilit është gjithëpërfshirëse dhe e përhapur. Sidoqoftë, urrejtësit nuk e pranuan këshillën. Deri më sot ata nuk e kanë pranuar këshillën e tyre.

Sa shumë që kanë paralajmëruar këta dijetarë fisnikë kundër el-Mas’arit, Sa’d el-Fakihut dhe të tillëtäve, dhe ndaj faqeve të tyre të internetit, programeve të radios, dhe kundër regjistrimeve të Ibn Ladenit pasi që ato përbëjnë përçarje, revoltë kundër pushtetarëve dhe fyerje të dijetarëve dashamirës dhe gjëra të tjera si këto gjëra të këqija, shkatërruese dhe të neveritshme nga Britania ku el-Mas’ari dhe Sa’d el-Fakihi jetojnë dhe nga shpellat afgane në të cilat Ibn Laden jeton, që burojnë prej tyre dhe nga ku udhëhiqet një luftë shkatërruese dhe distrikteve botërore duke pasur Arabin Saudite si pikënisje?

Sigurisht që veprimi i dijetarëve është ndalim i së keqes, mëshirë për njerëzit dhe dashamirësi për umetin.

Shpërndaje: