Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

70 mijë melaike luten për vizituesin e të sëmurit

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Burimi: http://mufti.af.org.sa/sites/default/files/f43.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Allahu iu dhëntë mirësi! Shejkh i nderuar! Pyetja e fundit thotë: ”Transmetohet nga Aliu (radijAllahu anhu) i cili ka thënë se e ka dëgjuar të dërguarine Allahut (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë: ”Çdo musliman i cili e viziton një musliman tjetër në agim, për të luten 70 mijë melaike deri në mbrëmje, dhe nëse ai e viziton atë në mbrëmje, për të luten 70 mijë melaike…”

Përgjigje: ”Me sa duket, kjo është e veçantë për sëmundjen. Sepse i sëmuar është ai që ka nevojë të vizitohet. Ai e vizitonë vëllanë e tij dhe gëzohet kur e sheh atë. Ai kujdeset për të, e ngushëllon atë në fatkeqësinë e tij, duke e nxitur atë që të bëj durim. Ai ka nevojë për këshillë, e ndihmon atë në fenë e tij dhe gjëra të tjera.

Përveç këtyre gjërave, ka dhe një mirësi tjetër në vizitën e vëllait tënd, porse vizita ndaj vëllait tënd të sëmurë është një mirësi edhe më e madhe.”

Shpërndaje: