Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 139
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ lexonte teshehudin në çdo dy rekate1. Gjëja e parë që ai thoshte kur ai ulej ishte:
التحيات لله
”Lavdërimet, lutjet dhe mirësia i takon Allahut...” 2
Nëse profeti ﷺ harronte teshehudin e parë, ai bënte suxhud-us-sehu (2 sexhdet e harresës)3. Ai i urdhëroi të bëhet teshehudi, ku tha:
”Kur të uleni në çdo dy rekate duhet të thoni:
…التحيات لله
”Lavdërimet, lutjet dhe mirësia i takon Allahut…”
dhe zgjidhni lutjen që ju pëlqen dhe lutuni Allahut -azze ue xhel- me të.” 4
Në një formulim tjetër ai thotë:
”Thuaj në çdo ulje:
…التحيات لله
”Lavdërimet, lutjet dhe mirësia i takon Allahut…” 5
Të njëjtën gjë, ai e urdhëroi njeriun i cili u fal në mënyrë të gabuar, gjë të cilën e treguam së fundi. Profeti ﷺ ua mësonte teshehudin sahabëve sikurse ua mësonte një suret nga Kurani6. Ndërsa të lexuarit e teshehudit në heshtje është sunnet.7
1 Muslimi dhe Ebu Auaneh.
2 Bejhaki nga Aishah me zinxhir të mirë transmetimi, tha Ibn-ul-Mulakin (2/28).
3 Bukhari dhe Muslimi. Kjo përmendet në “Irua-ul-Ghalil (338)”.
4 Nesai, Ahmedi dhe Tabarani në “El-Mu’xhem El-Kebir (1/25/3)” me zinxhir autentik.
Me sa duket duaja është ligjësuar për t’u lexuar në çdo teshehud edhe nëse nuk është rekati i fundit. Këtë mendim e ka edhe Ibn Hazmi -rahimehullah-.
5 Nesai me zinxhir autentik.
6 Bukhari dhe Muslimi.