Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

74. Sahabët luftuan kundër atyre që thanë se Aliu ishte Zoti

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206) 

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse ai atëherë thotë: “Ata thanë se Musejlemeh ishte një profet”, ti duhet t’i thuash se kjo saktësisht është e kërkuar. Nëse ai i cili ngritë një person në nivelin e një profeti ﷺ ka bërë kufër dhe pasuria dhe jeta e tij është e lejuar që të merren dhe se shahadeti dhe namazi nuk u ka bërë dobi, atëherë si do të jetë me atë që e ngritë Shamsen, Jusufin, një sahabi ose një profet si të Plotfuqishmin në qiej e në tokë? I pa të meta është Allahu! Sa madhështore është pozita e Tij.

”Në këtë mënyrë Allahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.” 30:59

Shpjegimi

Kjo është përgjigjja e katërt. Këta njerëz pohonin dhe pretendonin se ishin në Islam dhe morën mësime tek sahabët. Por kjo nuk pengoi që të gjykohen me mosbesim dhe të digjen me zjarr kur ata thanë se Ali bin Ebi Talibi është Zoti. E njëjta gjë pohohet nga ata që adhurojnë Shamsan dhe të tjerët.

Si mund të jetë që sahabët (radijAllahu anhum) u bashkuan që t’i luftojnë këta njerëz? A mendoni se sahabët (radijAllahu anhum) u bashkuan për të luftuar kundër dikujt që nuk e meriton atë? A mendoni se ata ranë dakord për ta konsideruar dikë kafir, nëse ai nuk e meriton atë? Kjo është e pamundur. A mendoni se nuk ka dëm për të pasur këtë besim lidhur me Aliun (radij Allahu anhu)?

Shpërndaje: