Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

75.Më e rrezikshme se idhujtaria

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 83-84
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

63 – Si pasojë ai do të endet midis kufrit dhe imanit (besimit), pohimit dhe përgënjeshtrimit, pranimit dhe mohimit.

SHPJEGIMI

Ai që nuk i nënshtrohet Allahut dhe të dërguarit do të privohet nga dija rreth Allahut dhe do të privohet nga dija rreth së vërtetës. Si pasojë ai do të bjerë në devijime. Kjo është tipike për munafikët që herë janë përkrah muslimanëve dhe herë janë përkrah munafikëve, herë ata pohojnë, herë ata përgënjeshtrojnë:

كُلَّمَا أَضَاء لَهُم مَّشَوْاْ فِيهِ وَإِذَا أَظْلَمَ عَلَيْهِمْ قَامُواْ

“Vetëtima gati ua merr shikimin dhe sa herë që ajo u bën dritë atyre ata ecin në të, e kur errësira i mbulon ata mbesin aty.” 1

Besimtarët thonë atë që dinë. Çdo gjë për të cilën ata nuk kanë dije, dijen për të ia lënë Allahut (xhela ue ala) pa i detyruar vetet e tyre të flasin për diçka pa dije apo të flasin për Allahun pa dije. Të folurit për Allahun pa dije është më e keqe se idhujtaria:

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُواْ بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ

“Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” 2

Allahu i Lartësuar përmendi të folurit për Allahun pa dije si gjynah që qëndron mbi shirkun gjë e cila tregon se sa serioze është të flasësh për Allahun pa dije.


1 2:20

2 7:33

Shpërndaje: