Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

78.A janë dijetarët nën presion nga autoritetet?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 195-200

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 78: Ju dhe vëllezërit tuaj dijetarë në këtë shtet jeni Selefijun. Ju këshilloni pushtetarët në një mënyrë të ligjësuar që është sqaruar nga i dërguari . Megjithatë, ka njerëz që ju kritikojnë për shkak se nuk i qortoni mëkatet haptazi. Të tjerët ju arsyetojnë dhe thonë se jeni nën presion nga shteti. Çka thoni për këtë?

Përgjigje: Pushtetarët si të gjithë njerëzit e tjerë nuk janë të pagabueshëm. Është e detyrueshme që të këshillohen ata1. Që ata të fyhen në ndeja dhe në minbere është e ndaluar dhe përgojim2. Ky mëkat është më i keq se mëkati që vjen nga pushtetarët sepse është përgojim. Ky përgojim shkakton sprova dhe përçarje dhe ndikon negativisht në davet3. E detyrueshme është që të këshillohen ata në mënyra të sigurta pa i publikuar të këqijat e tyre.

Ata që akuzojnë dijetarët e këtij shteti dhe fajësojnë ata se nuk këshillojnë ose se ata janë nën presion4 kanë për qëllim që të shkëputin lidhjet mes dijetarëve dhe të rinjve dhe shoqërisë, në mënyrë që t’ua hapin rrugën njerëzve që duan të bëjnë shkatërrim. Kur njerëzit mendojnë keq për dijetarët ata e humbasin besimin tek ata. Në të njëjtën kohë njerëzit me qëllim të keq përfitojnë mundësinë për të përhapur helmin e tyre. Mendoj se kjo mënyrë e të menduarit buron nga jashtë prandaj muslimanët duhet të ruhen nga kjo.


1 Ibn Ebi Asim ka thënë:

“Kapitulli që qytetarët janë të detyruar t’i këshillojnë pushtetarët. Zejd bin Thabit (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Zemra e muslimanit nuk i ka zili tre veprime: veprën e sinqertë për hir të Allahut, këshillimin e pushtetarëve dhe që t’i përmbahet Xhematit. Sepse lutja e tyre përfshinë të gjithë të tjerët.” (es-Sunneh (2/502)).

Albani tha se zinxhiri i transmetimit është autentik.

2 Shejkh Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Fyerja e liderëve nga minberet nuk është një zgjidhje. Zgjidhja është të lutemi për udhëzim, sukses, përmirësimin e nijetit dhe besimit. Kjo është zgjidhja sepse fyerjet nuk i përmirësojnë ata. Nuk ka kurrë farë dobie që ata të fyhen. Fyerja dhe mallkimi i tyre nuk është nga Islami.” (Fataua el-Ulema el-Kibar, fq. 65, nga Abdul-Malik Ramadani).

3 Kjo gjithashtu çon në mungesë të dëgjimit, në mungesën e bindjes si dhe në gjakderdhje. Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) u vra vetëm për shkak të kritikimit haptazi që u shpik nga Khauarixhët.

4 Është shfaqur një lloj fyerje e re që u bëhet dijetarëve që e dëgjojmë shpesh nga Hadaditë. Ata janë një grup që i atribuohet personit nga Egjipti Mahmud el-Hadad i cili jetonte në Medine. Ai arriti të manipulonte njerëzit primitiv duke i hapur kopsat e këmishës në mënyrë që të shfaqej kërthiza e tij. Hera e parë që sekti doli në sipërfaqe ishte kur ata filluan të fyenin Hafidh Ibn Haxher el-Askalanin dhe Neueuiun në tubimet e tyre. Ata i nxitën njerëzit të bënin tebdi mbi ta haptazi dhe t’i testonin njerëzit lidhur me këtë çështje. Ata që mendonin ndryshe i konsideruan të jenë pasues të bidateve. Së fundi, ata madje filluan të fyenin edhe imam Ibn Bazin, el-Fauzanin, el-Luhejdanin, el-Albanin dhe të tjerët. Njëri prej tyre ia lexonte librin e Ibn Abisimit “es-Sunneh” imam Ibn Bazit gjatë verës në Taif. Kur ai pas një kohe e braktisi atë dhe u pyet për shkakun, ai tha:

“Unë ia lexova vetëm për t’ia sjellë argumentin Ibn Bazit.”

Cilat argumente dëshironte ky i mashtruar t’i sillte këtij mali të qëndrueshëm të dijes që mbështeste sunnetin dhe shtypte bidatet? Allahu i shëmtoftë pasuesit e bidateve dhe të epsheve! Kreu i tyre Mahmud el-Hadad fyen të gjithë ata që e rekomandojnë librin “et-Tahauijeh” dhe thotë:

“Shumë nga Ehl-us-Sunneti i sotëm e rekomandojnë librin “et-Tahauijeh” dhe shpjegimin e tij.”

Njëri prej tyre është imam Ibn Bazi i cili gjithashtu ua mëson atë njerëzve në xhaminë e tij. Ai po ashtu e fyen el-Albanin se ka përmendur dhe kritikuar hadithet në librin e përmendur pa bërë vërejtje. Kjo fyerje është në librin e tij “Akidatu Ibn Ebi Hatim ue Ebi Zur’ah”, fq. 90.

Allahu i shëmtoftë pasuesit e bidateve! Ata përqafojnë atë që është në favor të tyre dhe lënë atë që është kundër tyre. El-Hadad është kontradiktor kur ai vetë përmendi dhe dënoi hadithet në “Ihja Ulum-id-Din” fatkeqësitë e të cilit janë të njohura për shumë njerëz. Përkundër kësaj, el-Hadadi nuk tërhoqi vëmendjen nga kjo. Cila kontradiktë është më e madhe se kjo! Të dy librat as nuk mund të krahasohen. Ithtarët e tij që i fyejnë dijetarët vetëm se e pasojnë pushtetarin e tyre. Ai denigroi shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen (Allahu e mëshiroftë) dhe e akuzoi atë se e konsideronte orxhanë vogëlsirë.

Ai tha: “Në “Kitab-ul-Iman” Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) thotë se irxhaja është thjesht një bidat vetëm në fjalë.”

El-Hadadi vetë zgjodhi të shpjegojë konceptin dhe tha:

“Kjo do të thotë se orxhaja nuk është bidat në kuptim që do të thotë se e konsideroi atë si vogëlsirë.

Shih “Akidetu Ibn Ebi Hatim ue Ebi Zur’ah”, fq. 89-90. Me këtë nuk dua të them se faji i tij duhet të gjurmohet dhe të kërkohet por vetëm për t’u sqaruar gjendja e tij në mënyrë që njerëzit të mos mashtrohen nga ai dhe shokët e tij. Që kur filluan të akuzojnë me bidatë Ibn Haxherin, Neueiiun, Ibn Hazmin, esh-Sheukanin, Albanin dhe dijetarët e tjerë dhe që të mos luten që Allahu t’i mëshiroj ata nëse jo pas ardhjes së el-Hadadit tek ta?

Një tjetër nga kontradiktat të Mahmud el-Hadadit është se ai nuk lejon leximin apo edhe shikimin në librat e bidatçive dhe të pasuesve të bidateve. Sigurisht që kjo është në rregull por ekziston një dallim në mes personit që thërret në bidat dhe që me inat e refuzon të vërtetën dhe personit që bie në bidat ndërsa ai njëkohësisht e mbështet sunnetin, që bazohet në sunnet dhe u shërben librave të sunnetit.

El-Hadadi ka thënë:

“Një person nuk llogaritet nga Ehl-us-Sunneti përderisa ai nuk i shmanget bidateve, vendeve të tyre dhe dëshmive të tyre, si dhe librave të bidatçive.” (Akidatu Ibn Ebi Hatim ue Ebi Zur’ah, fq. 105).

Siç u tha, ai dënon atë që e rekomandon “el-Akide et-Tahauijeh” dhe el-Albanin që ka shqyrtuar dhe dënuar hadithet e tij. Ndërsa, ai nuk e dënoi veten për shkurtimin e librit “Sejd-ul-Khatir” të Ibn-ul-Xhauzit. Këtu janë dy pikëpamje të bazuara në metodën e vet el-Hadadit:

1 – Si mund të lexojë librat e Ibnul-Xhauzit (Allahu e mëshiroftë), kur ai vetë thotë se ai ishte një Xhehmi i vërtetë? Këtë ai e shkroi atë në parathënien e librit “el-Muntaka el-Atir”, i cili është shkurtimi i tij që ia bërë librit “Sejd-ul-Khatir”.

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ كَبُرَ مَقْتًا عِندَ اللَّهِ أَن تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ

 “O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!” (61:2-3)

أَتَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبِرِّ وَتَنسَوْنَ أَنفُسَكُمْ وَأَنتُمْ تَتْلُونَ الْكِتَابَ أَفَلاَ تَعْقِلُونَ

“A po i urdhëroni të tjerët në devotshmëri ndërsa harroni vetët tuaja dhe njëkohësisht e lexoni librin! A nuk mendoni pra?” (2:44)

2 – Libri “Sejd-ul-Khatir” i përket librave më të këqij dhe duhet të vihet re dhe duhet paralajmëruar ndaj tij. Pse o Mahmud, kujdesesh për të, e humbet kohën dhe mashtron njerëzit me veprimin tënd? Ti që je i njohur për të paralajmëruar ndaj librave të bidatçive – sikurse të kishe vepruar këtë! Ndoshta ata të mashtruarit e shohin librin me emrin tënd dhe besojnë se përmban besimin e saktë. Në fakt, i tërë libri merret me mendime dhe nuk citon Kuranin, sunnetin dhe sahabët.

El-Hadadi dhe shoku i tij besojnë se nuk duhet lutur Allahun që të mëshirojë Imam Ibn Haxherin, Neueuiun dhe të tillët. Ai gjithashtu kritikon që ata të titullohen me fjalën “imamë”.

Ai tha: “Të ashtuquajturit Ehl-Sunneh i quajnë imamët e pasuesve të bidateve “imam” dhe pastaj i luten Allahut që t’i mëshiron ata.” (Akidetu Ibn Ebi Hatim ue Ebi Zur’ah, fq. 106).

Ai dhe të tillët e kanë zakon të fyejnë, të mallkojnë dhe të thonë fjalë të këqija kundër dijetarëve. Ai tha se Ali bin el-Hasan bin Asakir ishte Xhehmi i vërtetë. Shih shqyrtimin e tij të librit “el-Xhami” fil-Hathth ala Hifdh-illm, fq. 212.

El-Hadadi denigron dhe sulmon Ehl-Sunnetin (sepse imam Ibn Bazi, Ibn Uthejmini dhe el-Feuzani kujdesen për librin “et-Tahauijeh” dhe për  shpjegimin e tij), e fyen el-Albanin për shqyrtimin e tij të librit, e fyenë shejkh-Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijen sepse Hadadi thotë se ka xhelozi të fortë për besimin e muslimanëve në mënyrë që besimi të mos ndotet. Hadadi nuk e mbron Ehl-us-Sunetin në krahasim me pasuesit e bidateve, paganët dhe mitomanët.

A është kaq xheloz që imamët dhe dijetarët duhet ta kenë ndotur besimin? Ai mbron el-Ikhuan el-Musliminët që e kanë pushtuar Egjiptin në anembanë dhe kanë përhapur shkatërrim në tokë. Ne as që kemi dëgjuar dhe as që kemi parë atë të thotë ndonjë gjë për ta. Ai nuk ka shkruar ndonjë libër kundër tyre, as një artikull në një revistë apo gazetë. Ai nuk i refuzoi ata ndërsa jetonte në Egjipt dhe as kur u sigurua në Arabinë Saudite dhe ishte larg nga e keqja e tyre. Ai I le të qetë adhuruesit e varreve, reliket janë të përhapura në vendin e tij. Ai dëgjon dhe sheh njerëz që ecin përreth dhe prekin varret dhe i luten të ashtuquajturve eulija. Askush nuk i dënon ata. Ai i mbronë Sufitë festojnë ditëlindjen e profetit , tekfircat dhe Khauarixhët, Xhematin Teblig dhe të tjerët. Pse nuk hesht ai edhe për Ehli-Sunnetin që thërrasin në sunnet dhe e mbrojnë sunnetin dhe paralajmërojnë kundër idhujtarisë, bidateve, mëkateve dhe pasuesve të bidateve dhe të epsheve? Ky njeri fare nuk e mbron sunnetin. E tëra ka të bëjë me epshin dhe dashurinë për popullaritet. Më pëlqen citimi të cilin alameh dhe muhadithi Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani shpesh e përdorte:

“Dashuria për famë të thyen kurrizin.”

Shpërndaje: