Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

79.Ehl-us-Sunneti thërrasin në morale të larta

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 123-125

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Ehl-us-Sunneti plotëson besimin me morale dinjitoze dhe vepra të shkëlqyera. Së bashku me këto parime ata urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja sipas Sheriatit.

Ata besojnë se organizimi i haxhit, falja e xhumas dhe falja e Bajrameve duhet të bëhet me udhëheqësit qofshin ata të devotshëm apo mëkatar. Ata kujdesen për namazet me xhemat dha ia duan të mirën umetit.

Shpjegimi

Këto fjalë që autori (rahimehullah) i përmend në lidhje me Ehl-us-Sunnetin dhe Xhematin janë madhështore dhe duhet të shkruhen me ar. Çdo besimtar duhet të besojë në to, t’i pasojë ato dhe t’i praktikojë ato. Sepse këto janë besim i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit dhe dëshmohen edhe nga Kurani, edhe nga sunneti. Vërtetë Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati cilësohen me të gjitha të mirat. Ata urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja sipas Sheriatit. Allahu (xhele ue ala) ka thënë:

وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاَةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ اللّهُ إِنَّ اللّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, dhe i binden Allahut dhe të dërguarit të Tij. Këta janë ata mbi të cilët Allahu do të derdhë mëshirën e Tij. Vërtet Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” 1

Ata besojnë se organizimi i faljes së xhumas, Bajrameve dhe luftës bëhen me udhëheqësit qofshin ata të devotshëm apo mëkatar. Sepse lufta rezulton në saktësi, siguri dhe unitet. Nëse udhëheqësi është mëkatar, ai vetë është përgjegjës për mëkatet e tij. Edhe pse ai është mëkatar, ata e falin namazin e xhumas dhe Bajrameve, dhe luftojnë krah me të. Kështu ishte gjendja e muslimanëve ndër të tjera në periudhën e Benu Umejjeh dhe Benul-Abbas.

Ata urdhërojnë në bindjen ndaj prindërve, mbajtjen e lidhjeve familjare dhe mirësjelljen me fqinjët. Ata thërrasin në morale të denja dhe në vepra të shkëlqyera. Ata urdhërojnë që të mbash kontaktet me atë që të shmangë, të falësh atë që të bën padrejtësi dhe t’i japësh atij që të privon.


1 9:71

Shpërndaje: