Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.I shtati: Magjia. Kjo përfshinë si llojin e magjisë që e largon njeriun nga njeriu apo e tërheqë atë (që ta dojë). Ai që e praktikon atë ose pajtohet me të është kafir

Autor: Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab

Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Libri: ”Sherh Nauakid-il-Islam” (Shpjegimi i Anuluesve të Islamit) fq. 24-25

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi  (rahimehullah)  ka thënë:

I shtati: Magjia. Kjo përfshinë si llojin e magjisë që e largon njeriun nga njeriu apo e tërheqë atë (që ta dojë). Ai që e praktikon atë ose pajtohet me të është kafir. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

“E Sulejmani nuk mohoi, por shejtanët mohuan. Shejtanën u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magjinë, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në sprovë, andaj ti mos u bë mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!”  2:102

Shpjegimi

Magjia është lloji i shtatë i daljes nga feja. Magjia është vepër që kryhet nga magjistarët dhe përbëhet nga dy lloje; magji reale dhe magji imagjinare.

Lloji i parë: Magji reale është një koncept nga nyjat e lidhura në të cilat fryjnë magjistarët, pëshpëritin fjalë duke kërkuar ndihmë prej shejtanëve. Ata bëjnë hajmali të cilat ata i varin dhe shkruajnë amulete në emra të shejtanëve. Kjo është magji reale që mund të ndikojë në personin që i është bërë kjo magji. Ky lloj i magjisë ose mund ta vras atë, ta sëmurë ose ta çmendë.

Lloji i dytë: Magjia joreale. Në këtë rast gjërat ndodhin në të njëjtën kohë ndërsa njerëzit besojnë se ato janë të vërteta kurse në realitet janë joreale. Shikuesit i duket se po sheh gurin duke u shndërruar në një kafshë. Një shembull tjetër është besimi se po vritet një njeri, pastaj po ringjallet dhe i rivendoset koka e tij e prerë. Ata tërheqin makinat me flokët dhe dhëmbët e tyre. Ata shkelen nga makinat pa u dëmtuar. Ata hyjnë në zjarr dhe e përpijnë atë. Ata shpojnë veten me shufra hekuri, shpojnë sytë me gozhda të mprehta dhe hanë xhama. E gjithë kjo është një shembull i magjisë joreale. Shembull i kësaj është magjia që praktikohej nga magjistarët e Faraonit.

Allahu (te ala) ka thënë:

”Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre, litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).” 20:66

”E kur hodhën ata shkopinj e litarë magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.” 7:116

Kjo është magji joreale. Kjo është ajo që ata e quajnë “dritë e hënës”. Magjistarët e praktikojnë këtë para njerëzve. Kur drita e hënës të jetë zhdukur gjërat kthehen në gjendjen e tyre reale. Magjia është kufër duke u bazuar në fjalët e Allahut (te ala):

”E Sulejmani nuk mohoi, por shejtanët mohuan. Shejtanën u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë.” 2:102

Të përvetësohet magjia dhe t’u mësohet të tjerëve është dalje nga feja dhe kjo i takon një prej faktorëve që të nxjerrin nga feja. Magjistari është i dalë nga feja. Nëse besimtari e praktikon magjinë ai del nga Islami. Disa dijetarë mendojnë se ai duhet ekzekutuar menjëherë pa kërkuar që ai të pendohet. Ata e bazojnë këtë mendim në atë se ata që e bëjnë magjinë pendohen në mënyrë sipërfaqësore, i mashtrojnë njerëzit ndërsa njëkohësisht njohja e magjisë nga ata nuk pushon së ekzistuari në zemrën e tyre edhe në qoftë se ata pendohen.

Argument janë fjalët e Tij (te ala) – Allahu (azze ue xhel) zbriti dy engjëj nga qielli për t’ua mësuar magjinë për t’i testuar dhe sprovuar njerëzit. Kur dikush u shkonte atyre për të mësuar magjinë, ata e këshillonin atë duke thënë:

“Ne jemi dërguar për t’ju vënë në sprovë, andaj ti mos u bë mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!2:102

Kjo do të thotë: “Mos e mësoni magjinë” Kjo dëshmon se mësimi i magjisë është dalje nga feja.

Shpërndaje: