Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Mbrojtja kundër epidemisë së Koronës – bamirësia

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: Ashru Uasaja lil-Uikajah min-el-Uaba, fq. 11-12
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

8 – Shërbime dhe vepra të mira

Enesi (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Bërja e veprave të mira mbrojnë nga e keqja, nga sëmundja dhe shkatërrimet. Bamirësit në këtë botë do të shpërblehen me bamirësi në jetën tjetër.” 1

Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:

“Një nga mjekimet më të mira të të sëmurit janë veprat e bamirësisë, dhikri, duaja, përulësia para Allahut dhe pendimi. Këto vepra kanë një ndikim më të madh në pengimin e sëmundjeve dhe arritjen e shërimit; më shumë sësa ilaçet e zakonshme. Mirëpo ato kanë ndikim në mjekim dhe dobi sipas përgatitjes së shpirtit, pranimit dhe besimit të tij.” 2


1 El-Hakim.
2 Zad-ul-Ma’ad.

Shpërndaje: