“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

8.Nuk ka anologji në sunnet

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 370-371

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Nuk ka analogi fare në sunnet.”

Kjo do të thotë se nuk ka fare analogji në fenë e Allahut. Kur Allahu thotë diçka, njeriu nuk ka asgjë për të thënë. Kur një dëshmi nga Kurani dhe sunneti paraqitet ndërpriten të gjitha analogjitë. Dëshmia nuk mund të kundërshtohet nga intelekti, analogjia, mendimet apo nga diçka tjetër. Ne vetëm se mund të nënshtrohemi:

فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا

”Jo, për Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë të vërtetë derisa të zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha kundërshtitë mes tyre; e pastaj të mos ndiejnë pakënaqësi ndaj gjykimit tënd dhe derisa t’i pranojnë vendimet e tua plotësisht të nënshtruar.” 1

Disa njerëz e përdorin analogji deri në atë masë sa që ata refuzuojnë dëshmitë në Kuran dhe sunnet. Ata thonë se dëshmia shkon kundër parimeve dhe analogjisë. Do të thotë ata e teprojnë. Imam Ahmedi ka për qëllim këta. Përndryshe, analogjia është e saktë. Megjithatë, analogjia është si një kafshë e ngordhur; ajo hahet vetëm në raste urgjente.

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë në një traktat të titulluar ”Ma’arixh-ul-Vusul”:

”Nëpërmjet studimeve është treguar se nuk ekziston një konsensus mbi një çështje të caktuar përveç se nëse ajo ka një dëshmi në Kuran dhe sunnet.”

E njëjta gjë vlen edhe për analogjin; nuk ka asnjë analogji, vetëm se ajo është dëshmuar në Kuran dhe sunnet. Megjithatë, ndryshojnë njerëzit kur është fjala për të gjitha këto dëshmi. Vetëm disa mbulojnë të gjitha dëahmitë ose gati të gjitha dëshmitë. Imam Ahmedi (rahimehullah) ishte një prej tyre, dhe ata janë pak. Prandaj ju shihni se sa shumë dijetarë aplikojnë analogji të duhur. Kjo është diçka në të cilën Allahu i ka udhëzuar ata. Nëse personi në anën tjetër do të ishte thelluar në studimin e sunnetit, ai kishte gjetur një dëshmi për analogjin. Sepse i dërguari shpjegoi bazat dhe degët dhe nuk la asgjë të pa qartë:

مَّا فَرَّطْنَا فِي الكِتَابِ مِن شَيْءٍ

”Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca.” 2

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا

Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” 3

Feja jonë është e përkryer. Nuk ka asnjë mangësi në të. Disa njerëz bëjnë ixhtihad dhe aplikojnë analogjin e duhur, e cila është në përputhje me dëshmitë. Megjithatë, ka dëshmi në atë çështje të cilat nuk i kanë arritur ata. Sikur t’i kishin arritur ato dëshmi, ata do të kishin argumentuar me to dhe e kishin braktisur analogjin. Personi i cili e studion sunnetin në detaje – sikurse Ibnu Tejmijeh – gjen se si një konsensus ka dëshmi në Kuran dhe sunnet. Konsesusi i tyre është i saktë dhe në përputhje me dëshmitë në Kuran dhe sunnet. Sikur tu kishin arritur atyre dëshmitë, ata do të kishin argumentuar me to. Por ata nuk e bënë këtë. Dijetarët si Ibnu Tejmijeh kanë arritur përmes studimeve se ka konsensus dhe analogji të sakta, ndërsa ato vetëm se janë konfirmuar nga profeti . Megjithatë, siç thashë ka hadithe nga profeti fisnik të cilat nuk iu kanë arritur disa dijetarëve fisnik.

Sidoqoftë, imam Ahmedi ishte shumë i ashpër ndaj analogjis. Ai shpesh e dënonte konsensusin e shpallur dhe thoshte:

”Ku e di ti se nëse dikush tjetër nuk mendon ndryshe lidhur me këtë çështje?”

Në vend të kësaj, ai mendonte se duhet thënë:

”Unë nuk e di se dikush tjetër mendon lidhur me këtë çështje.”

Prandaj, nuk duhet të thuhet se umeti janë të bashkuar në një çështje. Është më e sigurt të thuhet se njeriu nuk di ndonjë mosmarrëveshje. Sepse gjithmonë mund të ketë një mosmarrëveshje që nuk e di.


1 En-Nisa 4:65.

2 En-Aam 6:38.

3 El-Maideh 5:3.

Shpërndaje: