29.Sutreh dhe obligimi i tij
Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 82-84
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të qëndrojë afër sutres. Mes tij dhe murit ishin tre brryla.1
Distanca midis vendit ku ai bënte sexhde dhe murit ishte aq sa mund të kalonte një dele.2
Përveç kësaj, ai e kishte zakon të thoshte:
”Mos e falë namazin pa sutreh dhe mos lejo që askush të kalojë para teje. Dhe nëse ai refuzon, duhet të luftosh kundër tij, se vërtet ai ka një mik (shejtan) me të.” 3
”Nëse ndonjë prej jush e falë namazin drejt sutres, ai duhet t’i afrohet sutres. Atëherë shejtani nuk do të jetë në gjendje që t’ia ndërpres namazin e tij.” 4
Ndonjëherë ai e kishte zakon të falej pranë një shtylle në xhaminë e tij.5
Kur ai e falte namazin [në fushë ku nuk kishte sutreh para tij], ai e ngulte shtizën e tij në tokë dhe e falte namazin drejt saj, ndërsa njerëzit prapa tij.6
Ai e kishte zakon të falej drejt krahut të shtazës së tij.7
Kjo ndryshon megjithatë nga falja e namazit në stallë të deves, gjë të cilën ai e ndaloi.8
Ai e kishte zakon të përdorë një shalë, ta vendosë atë vertikalisht dhe të falej në drejtim të skajit të saj.9
Ai e kishte zakon të thoshte:
”Nëse ndonjë nga ju e vendos para tij një sutreh sa lartësia e shalës, ai duhet ta falë namazin dhe të mos brengoset për ata që kalojnë pas saj.” 10
Njëherë ai u falë drejt një peme.11
Ndonjëherë ai e kishte zakon të falej drejt shtratit ndërsa Aishah (radijAllahu anha) ishte e shtrirë në të anash [nën pelushin e saj].12
Ai (salAllahu alejhi ue selem) nuk lejonte asgjë që të kalonte në mes të tij dhe sutres.
Njëherë erdhi një dele duke vrapuar para tij ndërsa ai ishte duke e falur namazin. Ai arriti para saj dhe vendosi barkun e tij në mur [dhe ajo kaloi prapa tij].13
Një herë ai e fali namazin e detyrueshëm dhe mbylli grushtin e tij. Pasi ai e kishte kryer namazin, ata thanë: ”O i dërguari i Allahut, ka ndodhur diçka në namaz?” Ai tha: ”Jo. Ishte vetëm shejtani që dëshironte të kaloi para meje. Unë pastaj e kapa atë për fyti derisa ndjeva ftohtësinë e gjuhës së tij në dorën time. Pasha Allahun! Nëse vëllai im Sulejmani nuk do të më kishte kaluar, unë do ta kisha lidhur atë në një shtyllë të xhamisë në mënyrë që fëmijët në Medine të mund të ecin rreth tij. [Ai që është në gjendje që të parandalojë diçka të kalojë në mes tij dhe kibles le ta bëjë këtë.]14
Ai e kishte zakon të thoshte:
”Nëse ndonjë nga ju falet drejt sutres që e veçon atë nga njerëzit dhe dikush dëshironë të kalojë përpara tij, ai duhet ta shtyjë atë në gjoks [dhe ta largojë atë aq sa ka mundësi] (dhe në një transmetim tjetër ”ta ndalojë atë” dy herë). Dhe nëse ai refuzon, ai duhet ta luftojë atë se vërtetë ai nuk është asgjë tjetër përveç se një shejtan.” 15
Ai e kishte zakon të thoshte:
”Dhe nëse dikush që kalon para një personi që është duke e falë namazin, po ta dinte se çfarë mëkati ai po kryen, do të ishte më mirë për të që të qëndrojë dyzet se sa të kalojë para tij.” 16
1 Bukhari dhe Ahmedi.
2 Bukhari dhe Muslimi.
3 Ibn Khuzejmeh në ”Sahihun” e tij (1/93/1) me një zinxhir të mirë.
4 Ebu Davudi, el-Bezar (fq. 54) dhe Hakimi dhe ai e shpjegoi hadithin të jetë autentik, Dhehebi dhe Nevevi u pajtuan me të.
5 Ibn Hani ka thënë në librin e tij ”el-Masa’il an el-Imam Ahmed” [(1/66) Edicioni i el-Maktab el-Islamis]:
”Një ditë, unë isha me Abu Abdilahin (ai e ka për qëllim Imam Ahmedin) në xhaminë kryesore dhe ai më pa mua duke e falur namazin pa sutreh para meje. Ai më tha: ”Vendose një sutreh para teje.” Pastaj unë e mora një njeri si sutreh.”
Me anë të kësaj kemi një aluzion nga Imami se nuk ka dallim në mes të paturit e një sutreh në një xhami të vogël apo të madhe, e cila është e saktë.
6 Bukhari, Muslimi dhe Ibn Maxheh.
7 Bukhari dhe Ahmedi.
8 Bukhari dhe Ahmedi.
9 Muslimi, Ibn Khuzejmeh (2/92) dhe Ahmedi.
10 Muslimi dhe Ebu Davudi.
11 Nesai dhe Ahmedi me zinxhir autentik të transmetimit.
12 Bukhari, Muslimi dhe Ebu Jala (3/1107).
13 Ibn Khuzejmeh në ”Sahihun” e tij (1/95/1), Tabarani (3/140/3) dhe Hakimi dhe ai e deklaroi këtë hadith të jetë autentik dhe Dhehebi është pajtuar me të.
14 Ahmedi, Darakutni dhe Tabarani me një zinxhir të saktë transmetimi.
Rëndësia e këtij hadithi ndër të tjera përmendet në Bukhari dhe Muslim përmes një grupi të sahabëve dhe janë në mesin e shumë haditheve që sekti Kadijanija nuk i besojnë. Ata nuk besojnë në ekzistencën e xhinëve që përmenden në Kuran dhe Sunnet. Metodologjia e tyre është e njohur për mohimin e teksteve [të Kuranit dhe Sunnetit]. Ata mes tjerash kanë shtrembëruar ajetin e Kuranit:
قُلْ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ اسْتَمَعَ نَفَرٌ مِّنَ الْجِنِّ
Thuaj: ”Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kuranin).” 72:1
dhe kanë thënë se kjo do të thotë njerëzit. Ata e lënë fjalën ”xhinët” të jetë sinonim me fjalën ”njerëzit” dhe në këtë mënyrë braktisin gjuhën dhe sheriatin. E njëjta gjë vlen me Sunnetin. Nëse ata janë në gjendje ti shtrembërojnë ata me një interpretim të rreme, ata e bëjnë këtë. Përndryshe, është tepër e lehtë për ti dënuar ata për të kotën edhe pse të gjithë imamët në lëmin e hadithit dhe i gjithë umeti do të qëndrojnë pas tyre dhe thonë se ato janë autentike dhe janë muteuatir. Allahu i udhëzoftë ata!
15 Bukhari dhe Muslimi.
16 Ibn Khuzejmeh (1/94/1).
- mars 29, 2016
- Comments are off