“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

8.Vlera e adhurimit gjatë natës

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -te ala- ka thënë:

“O ti i mbuluar (o Muhamed)! Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj, që është gjysma ose diçka më pak a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë, sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë.” 73:1-5

Allahu -te ala- ka thënë:

“Kaloje një pjesë të natës ne namaz, si falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të vendosë ty në një vend të lavdëruar.” 17:79

Allahu -te ala- ka thënë:

“Në një pjesë të natës (midis akshamit dhe jacisë) bëji sexhde Atij dhe, natën falju gjatë Atij (namaz nate vullnetar).” 76:26

41 – Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tregoi se e ka dëgjuar profetin ﷺ duke thënë:

ينزل ربنا كل ليلة إلى السماء الدنيا حين يبقى ثلث الليل الآخر ، فيقول : من يدعوني فأستجيب له ، و من يسألني فأعطيه ، و من يستغفرني فأغفر له

“Zoti ynë zbret çdo natë në qiellin më të ulët atëherë kur mbetet një e treta e natës dhe thotë: “A ka ndokush që lutet e Unë t’i përgjigjem atij? A ka dikush që kërkon diçka e Unë t’i jap atij? A ka ndokush që kërkon falje që Unë ta fal atë?”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

42 – Amr bin Abasah -radijAllahu anhu- tregoi se ka dëgjuar profetin ﷺ duke thënë:

أقرب ما يكون الرب من العبد في جوف الليل الآخر ، فإن استطعت أن تكون ممن يذكر الله في تلك الساعة ، فكن

“Zoti më afër me robin e Tij është në pjesën e fundit të natës. Nëse ke mundësi të jesh prej atyre të cilët e përmendin Allahun gjatë kësaj kohe, atëherë bëhu prej tyre.”

Hadithin e transmeton Tirmidhi i cili tha: “Hadithi është i mirë dhe autentik.”

43 – Profeti ﷺ ka thënë:

إن في الليل لساعة لا يوافقها رجل مسلم يسأل الله عز و جل خيرا من أمر الدنيا و الآخرة ؛ إلا أعطاه إياه ، و ذلك كل ليلة

“Është një pjesë kohore gjatë natës, në të cilën nëse muslimani i lutet Allahut (azze ue xhel) në lidhje me gjërat e mira të kësaj jete dhe të ahiretit, Allahu do t’i japë atij. Kjo ndodh çdo natë.”

Transmeton Muslimi.

Allahu -te ala- ka thënë:

“… dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve  përpara agimit (në orët e fundit të natës).” 3:17

Shpërndaje: