Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

79.Sejid Kutub – Selefi apo bidatçi? Gjyko vet!

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 113-114

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kjo është nxitje për pronarët e librarive që janë plot me libra të shkruar nga aktivistët dhe studentët e tyre. Ata janë të detyruar t’i zbrazin ato nga librat e tyre dhe t’i zëvendësojnë me libra të bazuara në Kuran dhe sunnet në përputhje me kuptimin e selefëve. Kjo është më devotshmëri. Megjithatë, furnizimi i përcaktuar i Allahut është i kufizuar dhe i shkruar. Furnizimi më i mirë është ai i ligjshmi. As ai që fiton furnizimin e lejuar nuk është i sigurt, edhe më pak ai që e fiton atë duke mashtruar muslimanët nëpërmjet shitjes së librave të individëve të përmendur që edhe unë dhe dijetarët e tjerë kemi paralajmëruar ndaj tyre pasi i kemi lexuar ato dhe kemi realizuar rrezikun e tyre.

Ndoshta një person thotë – dhe ai nuk mund t’i përket dijetarëve Selefi – se i kam konsideruar yje mendimtarë dhe thirrësa, të përbërë nga dëshmorë, luftëtarë dhe shkrimtarë:

“Pabazë  paralajmëruan ndaj librave të tyre, fletushkave dhe kasetave.”

Prandaj, besoj se është detyra ime që të përmend të paktën një shembull të fajit të secilit individ që gjendet në librat, fletushkat ose kasetat e tyre. Pastaj lexuesi i mençur mund të kuptojnë se si ata dallojnë nga rruga e së vërtetës. Unë do t’ia lë komentet dhe kategorizimin lexuesit; a i përkasin të përmendurit Selefive apo pasuesve të bidateve?

1 – Sejid Kutub tha në lidhje me shoqëritë e botës:

“Sot, në sipërfaqen e tokës nuk ka vend musliman apo shoqëri muslimane e cila karakterizohet nga libri i Allahut dhe të kuptuarit Islam.”1

Ai tha për Muauijeh bin Ebi Sufjanin dhe Amr bin el-As (radijAllahu anhuma):

Muauijeh dhe shoku i tij Amri nuk e mundën Aliun sepse ata ishin më të ditur se ai në lidhje me atë që është në shpirtrat dhe jo sepse ata ishin më me përvojë se ai që të veprojnë në mënyrë të dobishme në kohën e duhur. Ata e mundën sepse ishin të lirë dhe kështu përdorën të gjitha armët ndërsa ai ishte i lidhur me moralin e tij kur ishte koha për të zgjedhur luftën.

Kur Muauijeh dhe kolegu i tij përdorën gënjeshtrën, mashtrimin, tradhtinë, hipokrizinë dhe ryshfetin, Aliu nuk arriti të zhytet në këtë humnerë të thellë. Nuk është e çuditshme që ata patën sukses dhe se ai dështoi – kjo është sigurisht një dështim që është më i çmuar se të gjitha sukseset.”2


1 Fi Dhilal-il-Kuran (4/2122).

2 Kutub ue Shakhsijet, fq. 242.

Shpërndaje: