“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vetëvrasjet shpërthyese

Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij

Burimi: Fataua el-Ulema fi al ightijalat uet tafxhirat

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është gjykimi i sulmeve vetëvrasëse që disa njerëz veprojnë sot?”

Përgjigje: ”Ekzakt atë që emri i saj thotë. Ekzakt atë që emri i tij thotë; vetëvrasje. Edhe pse disa e quajnë atë martirizëm, ajo konsiderohet vrasje.

Kan ardhur tekste nga profeti salallahu alejhi ue selem në të cilat është thënë se vetë vrasësi do të hyjë në Zjarr.

Së dyti, këto sulme nuk e heqin qafe armikun. Në vend të kësaj ato nxisin armikun kundër myslimanëve dhe shfaqin fuqinë që kishin fshehur më parë.

Së treti, realiteti i sotëm. Çfarë sollën këto sulme kundër jehudëve në Palestinë? Ky vrasës shpërthen veten dhe makinën, shkatërron ndërtesa dhe dyqane dhe ndoshta mbytë dhe plagos disa individë. Çfarë bëjnë jehudët? Pastaj ata shkatërrojnë arat dhe kullotat, shkatërrojnë fshatra dhe u hyjnë nëpër shtëpi dhe vetëm Allahu e di se çfarë lloji të plaçkitjeve, përdhunimeve dhe akteve të tjera që shkelin nderin zhvillohen aty.

Është e detyrueshme për një Muxhahid të bëjë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e Islamit dhe të mbrojë Islamin dhe myslimanët nga çdo lloj ndëshkimi.

Por këta njerëz janë injorantë dhe nuk kanë një udhëheqie të fortë që ti gjykoj ata, ti sigurojë ata me një politikë të mirë ose ti mësojë ata se si është Xhihadi i vërtëtë duke u kthyer tek dijetarët. Në vend të kësaj, të gjithë janë të ndarë në sekte dhe çdo sekt provon forcën e vet.

Disa ditë më parë, një nga liderët e grupeve palestineze tha se do ti ndalojnë sulmet vetëvrasëse si një lloj armëpushimi.

Kjo dëshmon se kjo vepër nuk ka asgjë të bëjë me Sunnetin apo me Xhihadin e vërtetë. Në vend të kësaj ky veprim është një shtrembërim i cili dëmton Islamin dhe myslimanët.

Ky akt sjell vetëm të keqen dhe asnjë të mirë.

Shpërndaje: