“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Salih el-Megamisi dëshiron të themelon një medhheb të ri

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu të dhëntë sukses! Kohët e fundit, një person ka deklaruar se dëshiron të themelojë një medhheb (shkollë të re juridike) në fikh. Cili është komenti juaj për këtë?

Përgjigje: Kjo është një deklaratë e keqe që duhet injoruar dhe madje as nuk ia vlen të refuzohet. Mjafton që ai (Salih el-Megamisi) e konsideron veten si një nga dijetarët e mëdhenj dhe thotë se vëllezërit e tij dijetarë nuk pajtohen me të lidhur me këtë çështje.

Së dyti, ai nuk beson se duhet vepruar përgjatë haditheve të transmetuara nga transmetues të vetëm edhe nëse ato janë autentike, mendim të cilin e kanë edhe mutezilitë dhe disa klerikë fanatikë.

Së treti, deklarata e tij bënë të perceptojmë se ai mbivlerëson dhe madhëron vetën e tij.

Ne themi: “Allahu e mëshiroftë personin që i njeh aftësitë e tij.”

E këshilloj këtë vëlla që t’i kthehet Allahut dhe të pendohet te Ai për atë që ka thënë. Dhe e lusim Allahun që ta udhëzojë, ta korrigjojë, t’i japë sukses dhe ta kthejë në të vërtetën.

Shpërndaje: