Të gjithë duhet të jenë Selefijjun
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (220 B)
Data e fetvas: 26/7-1420 ose 4/11-1999
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Është shfaqur një grup në mesin e myslimanëve me emrin “Selefi”. Ky emër nuk aplikohet ndaj myslimanëve të tjerë. Pyetja është: Nëse Islami dhe Selefizmi është një gjë e vetme dhe nëse nuk ka dallim në mes emrave “Selefi” dhe “mysliman”, e ka disa myslimanë të cilët janë praktikues së fesë, mëkatarë dhe bidatçi, a mund të themi se një Selefi mund të jetë praktikues i denjë, i pabindur dhe bidatçi? Ashtu siç mund të themi se një këngëtar mëkatar është mysliman, a mund të themi se ai (këngëtar) është Selefi?
Përgjigje: Para së gjithash, duhet ta dimë se fjala “Selefi”, nuk është e kufizuar tek një grup i veçantë. Çdo njëri i cili i përmbahet metodologjisë Selefite, ai është Selefi. Pra, personi i tillë është Selefi, pavarësisht se në çfarë kohe ai jeton.
Por, që të kufizosh ata tek një grup i caktuar dhe të thuhet se këta janë Selefi e të tjerët janë racionalistë, është gjë e gabuar. Megjithatë, ta dimë se ka dijetarë, të cilët priren tek dhënia përparësi mendjes, ndërsa të tjerët priren tek Sheriati i pastër.
Prandaj, kur ju lexoni në librat të cilat përmendin kundërshtimet në çështje të fikut, ju shihni se si dijetarët kur përmendin pasuesit e Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë!), i cilësojnë ata si “pasues të mendjes”, sepse ka nga ata dijetarë që pasojnë provat dhe ka nga ata që pasojnë mendjen.
Pra, merre këtë si parim: Selefi është ai i cili i përmbahet metodologjisë së selefëve dhe nuk i takon ndonjë grupi të posaçëm.” Nuk është e lejuar kategorizimi i njerëzve, duke thënë se disa janë Selefi dhe të tjerët janë racionalistë dhe të ngjashme.
Selefi është ai që i përmbahet metodologjisë së Selefëve në besim, në fjalë dhe vepra, pavarësisht nga vendndodhja. Nuk është gjë e drejtë kategorizimi i myslimanëve në racionalistë, Selefi e të tjerë. Por, të gjithë janë të obliguar të jenë Selefijjun. Kjo (Selefizmi) nuk ka të bëjë me çështje hizbije (parti e sekte). Selefizmi është e vërteta. Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:
وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ
“Sa u përket besimtarëve të parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë.” 9:100
- april 26, 2016
- Comments are off