Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Muslimanët janë të detyruar tu përmbahen kushteve të tyre…

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Mukaddimeti Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akideh (8)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Kur dëshirova të martohem me një vajzë, familja e saj më kushtëzuan që pas martesës ta lejojë që të dalë jashtë vendit (shtetit) për të studiuar me vëllain e saj. Unë e pranova këtë kusht. Pas martesës e kuptova se është më mirë që ajo të mos shkonte dhe prandaj e ndalova. Ata më thanë se kam bërë mëkat dhe se:

“Muslimanët janë të detyruar tu përmbahen kushteve të tyre të marrëveshjeve.”

Përgjigje: Muslimanët i përmbushin kushtet e sakta, ky kusht nuk është i saktë, ky kusht nuk është i saktë. Muslimanët i përmbushin kushtet e sakta. Por sikurse thuhet në fund të hadithit:

“…përveç kushtit që ndalon diçka të lejuar ose lejon diçka të ndaluar.”

Transmeton Tirmidhi (1352).

Ky kusht lejon të ndaluarën; studimet jashtë vendit, dalja e gruas nga shtëpia (pa nevojë) dhe kështu me radhë. Po!


Hadithi i plotë është:

“Muslimanët janë të detyruar tu përmbahen kushteve të tyre, përveç kushtit që ndalon diçka të lejuar ose lejon diçka të ndaluar.” Transmeton Tirmidhi (1352).

Shpërndaje: