Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

85.Profeti ﷺ urdhëroi luftë kundër Khauarixhëve

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

E njëjta gjë vlen edhe për hadithin e dytë dhe të ngjashëm. Domethënia e tij është ajo që ne kemi përmendur; se është e detyrueshme për të lënë të qetë atë që e shfaq Teuhidin dhe Islamin, derisa ai të tregoj diçka që e kundërshton atë. Argument për këtë janë fjalët e të dërguarit të Allahut ﷺ:

“A e mbyte atë pasi ai kishte thënë: “La ilahe ilAllah?”

Po ashtu, ai ﷺ tha:

“Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa ata të thonë: “La ilahe ilAllah

Ai ﷺ tha në lidhje me Khauarixhët:

“Vritni ata kudo që t’i hasni. Nëse unë has në ta, do t’i vras sikurse u vra populli i Adit.”

Këtë ai ﷺ e tha pavarësisht nga fakti se ata ishin në mesin e atyre që adhuronin më së shumti, thanë ”La ilahe ilAllah dhe e bënin hamd Allahun. Sahabët e kishin zakon që ta nënvlerësonin namazin e vet kur e shihnin namazin e tyre. Ata gjithashtu mësuan tek sahabët. Megjithatë, ata nuk përfituan nga fjala “La ilahe ilAllah”, nga adhurimi i shumtë e as nga pohimi i Islamit kur kundërshtimet e tyre kundër Sheriatit u bënë të qarta.

Shpjegimi

Me hadithin e dytë ai ka për qëllim fjalët e profetit :

“Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa ata të thonë: “La ilahe ilAllah.”

Autori (rahimehullah) e bëri të qartë se kuptimi i hadithit është se, është e detyrueshme që të mos bezdiset ai që e shfaq Islamin deri sa gjendja e tij të jetë sqaruar.

Allahu (te ala) ka thënë:

“Nuk je besimtarë! (4:94)

Nëse ne dyshojmë në dikë, duhet të sigurohemi. Ndërsa ai nëse thotë ”La ilahe ilAllah” vetëm për t’i shpëtuar vdekjes, nuk ka nevojë për të konstatuar.

Pastaj autori (rahimehullah) dëshmoi mendimin e tij duke treguar se njeriu i cili i tha Usames “A e mbyte atë pasi ai kishte thënë: “La ilahe ilAllah?” dhe “Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa ata të thonë: “La ilahe ilAllah” është burri që urdhëroi luftë kundër Khauarixhëve kur tha:

“Vritni ata kudo që t’i hasni. Nëse unë has në ta, do t’i vras ​​ata sikurse u vra populli i Adit.” 1

Ai e tha këtë pavarësisht nga fakti se Khauarixhët e falnin namazin, e përmendnin Allahun dhe lexonin Kuran. Ata edhe mësuan tek sahabët (radijAllahu anhum). Ndërsa kjo nuk u bëri dobi atyre, sepse besimi nuk arriti zemrat e tyre. Profeti ka thënë:

“Vërtetë besimi nuk arrin zemrat e tyre.” 2


1 Bukhari (6930) dhe Muslimi (1066).

2 Bukhari (7432) dhe Muslimi (1066).

Shpërndaje: