Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hafidh Ibn Haxher el-Askalani -rahimehullah- ka thënë:
6 – Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Askush nga ju nuk duhet të pastrohet për shkak se është xhunub në ujë të palëvizshëm.” 1
Transmetohet nga Muslimi.
7 – Tek Bukhari thuhet:
“Askush prej jush nuk duhet të urinojë në ujë të palëvizshëm që nuk rrjedh dhe pastaj të lahet në të.” 2
Shpjegimi:
Hadithi i Ebu Hurejrës -radijAllahu anhu- trajton dy çështje:
1 – Profeti ﷺ ndaloi personat xhunub që të lahet në ujë të palëvizshëm. Uji i palëvizshëm u shpjegua në formulimin e Bukharit si një ujë që nuk rrjedh, thjesht është ujë puse dhe pellgje të cilit nuk i shtohet ujë i ri brenda disa jave. Ky është ujë i palëvizshëm. Profeti ﷺ ndaloi personin xhunub që të lahet në të. Arsyeja është se uji mund të ndotet dhe të ndikoj në njerëzit e tjerë. Në qoftë se njerëzit xhunub lahen njëri pas tjetrit në atë ujë, ai më në fund do të bëhet i papastër dhe i papërdorshëm. Ndyrësira fillon të dalë në sipërfaqe. Ndoshta personi që lahet në të ka ndonjë sëmundje që përmes ujit e infekton të shëndoshin. Infeksionet ekzistojnë. Infeksioni ngjitës i mohuar në hadith ka për qëllim besimin pagan se sëmundjet mund të përhapen vetvetiu. Ndërsa është fakt i vërtetë se sëmundjet infektojnë me urdhrin e Allahut.
Një tjetër arsye pas ndalimit është që njerëzit të adoptohen me higjienën në mënyrë që njeriu e ka zakon të nxjerr ujë nga uji i palëvizshëm dhe pastaj të lahet me të. Si rezultat i kësaj profeti ﷺ e ndaloi personin xhunub që të lahet në ujë të palëvizshëm. Nëse nuk lejohet të bësh pastrimin obligativ në ujë të palëvizshëm, është edhe më e ndaluar të lahesh në të për shkak të arsyeve higjienike.
1 Muslimi (283).
2 Bukhari (236).