Imam Muhammed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 74
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ e kishte zakon të thoshte:
”Gjërat në vijim e prishin namazin në qoftë se ai nuk falet drejt një sutreh sa lartësia e mbështetëses së shalës; femra e rritur1, gomari dhe qeni i zi.”
Ebu Dherri tha: ”O i dërguari i Allahut! Çka është dallimi në mes një qeni të zi dhe një të kuq?”
Ai tha: ”Qeni i zi është shejtan.” 2
1 Do të thotë, një grua e pjekur. Se ajo e prish namazin do të thotë se ajo e anulon atë. Hadithi ”Asgjë nuk e prish namazin.” është i dobët, gjë të cilën e kam analizuar në ”Tamam-ul-Minneh, fq. 306″, dhe libra të tjerë.
2 Muslimi, Ebu Daudi dhe Ibn Khuzejmeh (2/95/1). Shih librat e mia ”Tehdhir-us-Sexhid min Ittikhadh-il-Kubur El-Mesexhid” dhe ”Ahkam-ul-Xhena’iz ue Bid’auha”.