Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi i përsëritjes së salavateve mbi profetit ﷺ në lutjen e namazit të vitrit?
Përgjigje: Ky është veprim i mirë, kur Ubej bin Ka’bi i tha të dërguarit ﷺ:
“A ta kushtoj gjysmën nga namazi im?”, a ta kushtojë…, deri sa tha: “Tërë namazin tim do ta kushtoj ty.”
Domethënë: lutjen, me fjalën namaz është për qëllim lutja.
Nuk është për qëllim namazi, i cili është rukuja dhe sexhdeja, jo, është për qëllim lutja sepse lutja quhet namaz.
“Faluni (lutuni) për atë.” El-Ahzab, 33:56
Çfarë do të thotë kjo?
Do të thotë lutuni për të. Po!
Hadithi i plotë është:
Ubej ibn Ka’bi -radijAllahu anhu- ka thënë:
I thashë profetit ﷺ: “O i dërguar i Allahut, bëj namaz (e lus Allahun) shpesh për ty, sa nga namazi im (lutjet e mia) duhet t’i kushtoj ty?”
Ai ﷺ më tha: “Sa të dëshirosh.”
I thashë: “Një të katërtën?”
Ai ﷺ më tha: “Sa të dëshirosh, nëse bën edhe më tepër, kjo do të jetë më mirë për ty.”
I thashë: “Gjysmën?”
Ai ﷺ më tha: “Sa të dëshirosh, nëse bën edhe më tepër, kjo do të jetë më mirë për ty.”
I thashë: “Dy të tretën?”
Ai ﷺ më tha: “Sa të dëshirosh, nëse bën edhe më tepër, kjo do të jetë më mirë për ty.”
I thashë: “Tërë namazin tim (gjitha lutjet e mia) do t’i kushtoj ty.”
Ai ﷺ më tha: “Nëse e bën këtë, do të të zgjidhen shqetësimet e tua dhe do të të falen mëkatet.”
Transmeton Tirmidhi. Hadithi është i saktë sipas shejkh Albanit në Mishkat el-Mesabih (929).