Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 120
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
13 – Selman bin Fahd el-Audeh ka thënë për të ashtuquajturin komiteti për të drejtat, i cili në fakt ishte një komitet kryengritës:
“Kjo shoqatë, ose komitet bën një punë fisnike. Ai përmbush një detyrë në emër tonë. Ne jemi të detyruar ta mbështesim, ta ndihmojmë dhe të korrespondojmë me të. Mund të fillojmë t’u dërgojmë telegram atyre për t’i falenderuar për këtë projekt fisnik që kanë filluar.”1
Çfarë terrorizmi ideologjik dhe i rrezikshëm! Hamdi i takon Allahut se komisioni Kibar-ul-Ulema në Arabinë Saudite morri detyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte ideologjike dhe terrorizmit dogmatik. Vendimi u mor me 10/11-1413 në er-Rijad.
1 Ata që përpiqen të justifikojë Selmanin thonë se ka pasues ekstremë prandaj ai e ka kaluar kufirin lidhur me të drejtat e tanishme. Ata sugjerojnë poetin që e lavdëroi Selman el-Auden si më poshtë:
Ne jemi burrat e tu, Selman, eja me ne
kudo që të duash – ti je modeli shembullor
Ne jemi burrat e tu, pa marrë parasysh se çka thonë xhelozët
Ne jemi burrat e tu edhe pse ata na fyejnë dhe na përflasin
Ne jemi burrat tuaj edhe pse ata thonë
melekët rojet e xhehnemit, devijantë ose mesatarë
Këtu janë vendet e tyre, të zhytura dhe të mbuluar
Këtu janë burgjet e tyre, të mbushura plot frikë
Këtu është fletorja e tyre dhe shënimit e mbushur me argjilë
Këtu janë miberet e tyre, le të bartin të pavlefshmit