Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Selman el-Audeh i cili i atribuohet dijes, e ka lodhur veten kot, ka humbur kohën e tij dhe ka hutuar rininë kur ai shkroi një libër në të cilin ai dëshiroi që të përcaktoi dallimin në mes të Grupit të ndihmuar dhe Grupit të Shpëtuar. Por ai nuk pati sukses dhe kurrë nuk do të ketë sukses. Megjithatë, u bë edhe më keq kur ai gënjeu në lidhje me Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen dhe pohoi se ai bën dallim në mes këtyre dy emërtimeve, pa ndonjë referencë. Këtë autori Selman el-Audeh e ka shkruar në librin e tij të titulluar “el-Ghuraba el-Auualun”. Pastaj ai shkoi edhe më tej, duke pretenduar se edhe Imam Abdul-Aziz bin Bazi e ka këtë mendim. Kur ai gjatë një ligjërate u pyet në lidhje me dallimin në mes të Grupit të ndihmuar dhe Grupit të Shpëtuar ai tha:
Pyetje: ”A është e vërtetë se ju bëni dallim mes Grupit të Shpëtuar dhe Grupit të ndihmuar?”
Imam Bin Baz: ”Grupi i Shpëtuar është Grupi i ndihmuar. Ata janë një dhe të njëjtë.”
Pyetje: ”Pra ti nuk i ndan ato?”
Imam Bin Baz: ”Ata janë një dhe të njëjtë.”
Pyetje: ”Selman el-Audeh kishte një ligjëratë mbrëmë dhe tha se Shejkh Abdul-Aziz bin Bazi pajtohet me të në lidhje me këtë.”
Imam Bin Baz: ”Jo, jo. ”Grupi i Shpëtuar” është ”Grupi i ndihmuar” dhe ata janë ”Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati”. Ata janë ”Ehl-us-Sunneh,” ”Grupi i Shpëtuar” dhe ”Grupi i Mbështetur.”
Pyetje: ”Dhe ata janë Selefitë?”
Imam Bin Baz: ”Dhe ata janë ”Selefitë”. Ata janë të shpëtuar, sepse ata janë të shpëtuar nga Zjarri, ata janë të mbështetur për shkak se atyre i është premtuar mbështetja dhe ata janë Ehl-us-Sunneti sepse ata pasojnë hadithet e profetit salAllahu alejhi ue selem.