“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

114.Kunuti në namazet farze

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 155-156

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Kur profeti donte të lutej kundër dikujt ose për dikë, ai bënte kunutin1 në rekatin e fundit pasi kishte thënë në ruku:

سَمِعَ اللهُ لِمَنْ حَمِدَه

Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë.

dhe:

اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَ لَكَ الْحَمْدُ

Zoti ynë! [Dhe] Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.” 2

Ai e lexonte kunutin me zë të lartë3 dhe i ngriste duart4. Xhemati pas tij thoshin:

آمين

”Amin.” 5

Profeti ﷺ lexonte kunutin në të pesë namazet6. Megjithatë, ai nuk e kishte zakon të lexonte kunutin në qoftë se nuk lutej për dikë ose kundër dikujt7. Mund të ndodhte që ai të lexonte:

”O Allah! Mallkoje fisin Lihjan, Ri’l, Dhakuan dhe Usejjeh të cilët e kanë kundërshtuar Allahun dhe të dërguarin e Tij.]” 8

Kur ai mbaronte kunutin, thoshte:

الله أكبر

”Allahu është më i Madhi.”

dhe zbriste në sexhde9.


1 Kunuti ka disa kuptime. Në këtë rast i referohet lutjes në situata të veçanta në namaz.

2 Bukhari dhe Ahmedi.

3 Bukhari dhe Ahmedi.

4 Ahmedi dhe Tabarani me një zinxhir të saktë transmetimi. Ahmedi dhe Is’haku besojnë se duart duhet të ngrihen gjatë kunutit gjë të cilën e ka transmetuar Maruazi në ”El-Masa’il fq.23” të tij. Megjithatë, nuk është transmetuar se duhet fërkuar fytyrën në këtë rast sepse veprimi është bidat. Sa i përket të fërkuarit fytyrën jashtë namazit nuk ka asgjë autentike në lidhje me të. Janë transmetuar vetëm hadithe të dobëta në lidhje me të dhe disa janë më të dobëta se të tjerat, gjë të cilën e kam përcaktuar në ”Daif Sunen Ebi Daud (262)” dhe ”Silsilet-ul-Ahadith Es-Sahihah (597)”. Si rezultat i kësaj, El-Izz bin Abdis-Selam ka thënë në disa nga vendimet e tij:

”Kjo bëhet vetëm nga njerëz të paditur.”

5 Ebu Daudi dhe Es-Saraxh. Hakimi i cili e vërtetoi atë, Dhehebi dhe të tjerët u pajtuan me të.

6 Ebu Daudi, Es-Sarraxh dhe Darakutni me dy zinxhirë të mirë të transmetimit.

7 Ibn Khuzejmeh në ”Es-Sahih (1/78/2)” dhe El-Khatib në ”Kitab-ul-Kunut” me një zinxhir të saktë transmetimi.

8 Ahmedi dhe Bukhari. Shtojca është transmetuar nga Muslimi.

9 Nesai, Ahmedi, Es-Saraxh (1/109) dhe Ebu Ja’la në ”El-Musned” me një zinxhir të mirë transmetimi.

Shpërndaje: