“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

116.Teshehudi i fundit dhe obligueshmëria e tij

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 157-158

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Pasi që profeti ﷺ mbaronte rekatin e katërt, ai ulej në teshehudin e fundit. Aty, ai urdhëroi ato gjëra që ai urdhëroi në teshehudin e parë. Përjashtimi i vetëm ishte se ai ishte ulur mbi kofshën1 e majtë me këmbën e majtë nën kofshën e djathtë dhe nën kërci2 ndërsa këmba e djathtë ishte e ngritur3. Ndonjëherë ai ﷺ edhe shtrinte atë4. Ai e kapte gjurin me dorën e tij të majtë dhe mbështetej në të5.

Profeti ﷺ ligjësoi që të dërgohen salavte mbi të në teshehudin e fundit sikurse e ligjësoi në teshehudin e parë. Transmetimet lidhur me salavatet  mbi të ﷺ tashmë janë treguar në atë kapitull.


1 Bukhari. Lidhur me uljen në teshehudin në namazet që përbëhen nga dy rekate si sabahu, siç është thënë se është sunnet për të vënë peshën në këmbën e majtë të shtrirë ndërsa këmba e djathtë ngrihet me gishtërinjtë e vendosur në drejtim të kiblës. Këtë përshkrim të detajuar e ka imam Ahmedi, siç është përmendur në “Mesa’il-ul-Imam Ahmed fq.70,” nga Ibn Hani. 

2 Ebu Daudi, Muslimi dhe Ebu Auneh.

3 Bukhari.

4 Muslimi dhe Ebu Auneh.

5 Muslimi dhe Ebu Auneh

Shpërndaje: