Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 158-159
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ e dëgjoi një burrë duke u lutur pa e madhëruar Allahun -te ala- dhe pa dërguar salavate mbi të ﷺ, prandaj tha: “Ai u nxitua.” Pastaj e thirri dhe i tha atij dhe të tjerëve:
“Kur ndonjëri prej jush të lutet, ai së pari dhe më kryesorja duhet ta lavdërojë dhe ta madhërojë Zotin e tij -azze ue xhel-. Pastaj ai duhet të dërgojë salavate mbi profetin dhe pastaj atij i lejohet të lutet atë që dëshiron.” 1
Profeti ﷺ e dëgjoi një burrë duke u lutur dhe ai e madhëroi dhe e lavdëroi Allahun dhe dërgoi salavate mbi profetin ﷺ, dhe i tha:
“Lutu dhe do të pranohet lutja. Kërko dhe do të jepet ajo që kërkon.” 2
1 Ahmedi, Ebu Daudi, Ibn Khuzejmeh (2/83/1) dhe El-Hakimi i cili e vërtetoi atë dhe u mbështet nga Dhehebi.
Ti duhet ta dish se ky hadith dëshmon se është e detyrueshme për të dërguar salavate mbi profetin ﷺ në këtë teshehhud. Këtë mendim e ka Shafeiu edhe Ahmedi në mendim përfundimtar që është transmetuar nga ai. Para tyre këtë mendim e kishin shumë prej sahabëve.
El-Axhuri madje tha:
“Ai që nuk dërgon salavate mbi profetin ﷺ në teshehudin e tij të fundit duhet ta përsërisë namazin.” (Esh-Sheriah, fq. 415).
Prandaj është e padrejtë që të akuzohet Shafeiu se ai mendon ndryshe në këtë çështje, kur ai konsideron këtë veprim të jetë i detyrueshëm gjë të cilën e qartësoi Fekih El-Hejemi në “Ed-Durr El-Mendhud fis-Salati ues-Selami ala Sahib-il-Makam El-Mahmud (13-16 dorëshkrim)”.
2 Nesai me një zinxhir të saktë transmetimi.