Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

118.Duaja për mbrojtje nga katër rreziqet është obligim

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 159

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush të përfundon teshehudin, ai duhet të lusë Allahun për mbrojtje kundër katër gjërave duke thënë:

اللهم إني أعوذ بك من عذاب جهنم و من عذاب القبر ومن فتنة المحيا والممات و من شر [فتنة] المسيح الدجال

“O Allah! Unë kërkojë mbrojtje tek Ti nga dënimi i xhehenemit dhe nga dënimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes, dhe nga sprova e El-Mesih Ed-Dexhallit.

Pastaj ai mundet të lutet atë që dëshiron për vete.” 1

Profeti ﷺ vet e lexonte këtë lutje në teshehud2.

Profeti ﷺ ua mësonte atë sahabëve -radijAllahu anhum- sikurse ua mësonte një sure nga Kurani3.


1 Muslimi, Ebu Auneh, Nesai dhe Ibn-ul-Xherudi në “El-Muntaka (27)”. Kjo është përmendur në “El-Irua (350)”.

2 Ebu Daudi dhe Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi.

3 Muslimi dhe Ebu Auneh.

Shpërndaje: